Categories: kosovë

Deliu-Kodra: Qeveria ta procedojë në Kuvend Projektligjin për Dhomat e Specializuara

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, që ta dërgojnë në Kuvend Projektligjin për Dhomat e Specializuara. Sipas saj, deklaratat politike duhet të pasohen nga veprime konkrete institucionale.

Të lidhura

None found

Duke folur në një konferencë për media, ajo tha se kjo çështje nuk duhet të zvarritet dhe as të trajtohet si një element i zakonshëm i agjendës ditore.

“I bëj thirrje Qeverisë dhe Gërvallës që ta sjellë në Kuvend Projektligjin për Dhomat e Specializuara”, deklaroi Deliu-Kodra.

Deputetja vlerësoi se një nismë e tillë nuk mund të cilësohet si çështje e rëndomtë politike, për shkak të rëndësisë që, sipas saj, ka për Kosovën dhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Qeveria të mos e zvarrisë dhe të mos e quajë agjendë të temave ditore, sepse një ligj i tillë nuk përbën temë ditore”, u shpreh ajo.

Deliu-Kodra kërkoi që deputetët të veprojnë përtej përkatësive partiake, duke theksuar se pas deklaratës së përbashkët të miratuar ditë më parë nevojiten hapa të qartë nga institucionet.

“Ia kemi borxh vendit që të angazhohemi që ta bëjmë një ligj i cili i ndihmon liderëve të UÇK-së dhe mbi të gjitha e ndihmon Kosovën”, tha ajo.

Ajo përmendi deklaratën e përbashkët të partive politike, e cila u mbështet nga 99 deputetë në Kuvend dhe shprehu kundërshtim ndaj aktgjykimit të shkallës së parë për ish-krerët e UÇK-së.

“Si Kuvend, pa dallim partish, ia kemi borxh të bëjmë gjithë angazhimin tonë. Kuvendi ditë më parë ka ditur të jetë i bashkuar me 99 vota mbështetje një deklarate të përbashkët të partive politike që e cilëson dënimin si të padrejtë”, deklaroi deputetja.

Sipas saj, qëndrimet politike nuk mjaftojnë dhe duhet të shoqërohen me hapa konkretë nga institucionet.

“Përtej deklaratave që i dëgjojmë nga eksponentë të Qeverisë, na duhen veprime konkrete. Ato janë kur ky ligj do të sillet në Kuvend. Nga deklarata të kthehen në veprime dhe qëndrime që ne i shohim”, tha Deliu-Kodra.

Deputetja e PDK-së kritikoi gjithashtu mënyrën se si institucionet po e trajtojnë situatën, duke theksuar se miratimi i ligjeve nuk duhet të përdoret për të krijuar përshtypjen se në vend mbizotëron normaliteti institucional.

“Nuk mund të miratohen 35 ligje dhe të simulohet normalitet, sepse Kosova sot nuk është në një situatë normale”, përfundoi ajo.

të fundit

Kane kryeson listën e kandidatëve për Topin e Artë 2026, mes tyre edhe Messi

Harry Kane është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë 2026, vetëm pak ditë para ceremonisë që do të…

5 minutes ago

Horoskopi 23 Tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni mire pranë…

16 minutes ago

CNN e sheh Adri Mehmetin si një prej shpresave të mëdha të futbollit amerikan

Mediumi i famshëm “CNN” e ka vlerësuar talentin e New York Red Bulls Adri Mehmeti si e ardhmja e futbollit…

17 minutes ago

They tied the student to the railings!”/Lala clashes fiercely with Hila over police violence against protesters

Analisti Dritan Hila debatoi ashpër me gazetaren Klodiana Lala në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus për sjelljen…

18 minutes ago

Dialogue is a utopia, Rama is preparing for more repression” / Bushati: A dictator cannot hold on to his seat any other way

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, deklaroi se ftesa e Ramës ndaj studentëve për…

19 minutes ago

Belgrade fills with thousands of protesters as students face Vuçiç in Sunday’s election

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë…

19 minutes ago