Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka bërë thirrje ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, që të mos e vonojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
None found
Deliu ka kërkuar që dokumenti të procedohet fillimisht në Qeveri dhe më pas të dërgohet në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët duhet të kenë mundësinë ta votojnë.
Përmes një reagimi në Facebook, deputetja ka theksuar se 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga të gjitha partitë politike, janë bashkuar me votë të lirë dhe unanime në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe në përkrahje të katër ish-udhëheqësve të saj në Hagë.
Sipas saj, Kuvendi dhe deputetët tashmë e kanë dëshmuar vullnetin politik përmes votës, ndërsa përgjegjësia i takon ministres së Drejtësisë që ta çojë përpara këtë nismë.
“Donikë, mos e vono Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Deputetët e Kuvendit e kanë kryer pjesën e tyre, duke e shprehur qëndrimin politik me votë. Tani duhet ta bësh edhe ti detyrën tënde si Ministre e Drejtësisë dhe ta procedosh Projektligjin në Qeveri, në mënyrë që ai të mbërrijë menjëherë në Kuvend për votim”, ka shkruar Deliu.
Ajo ka shtuar se deklaratat duhet të shoqërohen me veprime konkrete, pasi udhëheqësit e luftës dhe të paqes kanë nevojë për hapa të qartë institucionalë.
“Mos e ndal këtë proces dhe mos e blloko iniciativën. Kuvendit nuk duhet t’i pamundësohet vendimmarrja për këtë Projektligj. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa e pasur Kuvendi mundësinë ta votojë, përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë. Miratimi i këtij ligji do të krijonte mundësi edhe për avancimin e proceseve të tjera politike. Sille ligjin, Donikë!”, ka deklaruar deputetja e PDK-së.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…