Categories: kosovë

Debati në LDK pas 7 qershorit, Burjani flet për pakënaqësitë e brendshme dhe pozicionin e Abdixhikut

Zgjedhjet e 7 qershorit kanë nxitur diskutime të reja në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi një pjesë e anëtarëve e kanë parë rezultatin e partisë si zhgënjyes dhe pa ndonjë rritje të dukshme në raport me procesin e kaluar zgjedhor.

Kjo situatë ka rikthyer në vëmendje pakënaqësitë e grumbulluara brenda strukturave të LDK-së, duke hapur njëherazi dilema edhe për kahun politik që partia mund të marrë në të ardhmen.

Të lidhura

None found

Për këtë zhvillim ka folur për “Bota sot” analisti Blerim Burjani, i cili ka thënë se brenda LDK-së ka individë që kundërshtojnë Lumir Abdixhikun dhe kryesinë aktuale të partisë.

Sipas tij, pakënaqësitë janë shtuar edhe për shkak të rikthimit të Vjosa Osmanit, si dhe për faktin që rezultati i zgjedhjeve nuk solli ndonjë ndryshim të madh krahasuar me herën e kaluar.

“LDK po ballafaqohet me disa pakënaqësi të brendshme. Ka disa individë që reagojnë jashtë vullnetit të kryesisë dhe janë kundër Lumir Abdixhikut. Ata kanë vërejtje për çështjen e rikthimit të Vjosa Osmanit pas krejt asaj që ka ndodhur. Rezultati zgjedhor nuk tregoi ndonjë sukses të madh që mund të cilësohet si progres i rëndësishëm, por megjithatë një përparim i caktuar ka ndodhur.”

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të brendshme në parti, Burjani u shpreh se LDK aktualisht nuk ka një emër që mund të konsiderohet lider i pranueshëm për shumicën.

Sipas vlerësimit të tij, problemi kryesor në këtë subjekt është mungesa e figurave udhëheqëse, e jo domosdoshmërisht mungesa e ambicieve për rrëzimin e Abdixhikut.

“Mund të ketë kërkesa për një Kuvend të jashtëzakonshëm, por LDK-ja nuk ka ndonjë kandidat që mund të cilësohet si lider i ri, i plotfuqishëm dhe i pranueshëm për shumicën e partisë. Vështirë se LDK-ja mund të ketë aktualisht një kandidat për kryetar që do të konsiderohej shpresë apo kthesë për partinë në zgjedhjet e ardhshme.

Natyrisht, zërat individualë që dalin në opinion nuk i bëjnë mirë LDK-së. Duhet të mendohet qartë nëse ia vlen të zgjidhet një lider i ri dhe cili prej tyre do të mund ta merrte këtë përgjegjësi. Sipas mendimit tim, ky subjekt është në krizë për liderë, por jo për ambicie për ta rrëzuar Lumir Abdixhikun.”

Në fund, ai përmendi edhe emrin e Përparim Ramës si një mundësi për drejtimin e LDK-së, megjithatë shtoi se ai nuk përputhet plotësisht me strukturat tradicionale të kësaj partie.

“Pra, ka individë të pakënaqur, por nuk duket në opinionin publik se ka një numër të madh njerëzish të pakënaqur brenda këtij subjekti. Përmendet Përparim Rama si një kandidat potencialisht më serioz për lider të ardhshëm, por ai më shumë duket se nuk është i interesuar për një rol të tillë. Për më tepër, ai nuk identifikohet plotësisht me strukturat tradicionale të LDK-së”, përmbylli Blerim Burjani për “Bota sot”.

të fundit

Kurti: Lista e përbashkët e shqiptarëve të Luginës mund të shënojë një moment historik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar marrëveshjen e arritur mes përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe…

2 minutes ago

Qeveria ratifikon marrëveshjet IPA, Kosovës i sigurohen mbi 270 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian për programet IPA 2021, IPA 2022…

3 minutes ago

Pamjet e fundit të Presley Gerberit, të filmuara pak orë para se të gjendej i pajetë në rehabilitim

Së fundmi është bërë virale në mediat e huaja një video e filmuar vetëm një natë para vdekjes së Presley…

8 minutes ago

Gjykimi për tragjedinë në “Pulse”: 49 seanca të zhvilluara, 45 dëshmitarë dhe pesë ekspertë të dëgjuar

Që nga fillimi i gjykimit në rastin e zjarrit në diskotekën Pulse në Koçan, në të cilën vdiqën 63 persona…

13 minutes ago

Vijon sot në Shkup gjyqi për çështjen “Lotaria Shtetërore”, Prokuroria paraqet prova materiale

Me prezantimin e provave materiale nga ana e Prokurorisë Publike sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup do ë vazhdojë gjykimi…

13 minutes ago

Juventusi planifikon rritje kapitali prej 250 milionë eurosh për forcimin e klubit

Juventus po përgatit një injeksion të madh financiar për të forcuar pozicionin e klubit, me drejtuesit që kanë propozuar një…

13 minutes ago