Categories: kosovë

Debat për Abdixhikun në LDK, qytetarët me qëndrime të kundërta për të ardhmen e tij

Kërkesat që degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Pejë dhe Lipjan kanë bërë për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut kanë hapur diskutime të forta, jo vetëm në strukturat e partisë, por edhe te qytetarët.

Teksa LDK-ja po diskuton për drejtimin që duhet të ndjekë pas zgjedhjeve dhe për të ardhmen e saj politike, opinionet për kryetarin aktual mbeten të ndara. Një pjesë e qytetarëve mendojnë se Abdixhiku duhet të vazhdojë në krye të subjektit, ndërsa të tjerë vlerësojnë se partisë i duhet një ndryshim në udhëheqje.

Të lidhura

None found

Ragip Gashi tha se largimi i Abdixhikut nuk do të ishte problem, duke u shprehur për KosovaPress se “Nuk është galje se ka Lumira mjaft.”

Më kritik u tregua Sejdi Shala, i cili tha se brenda LDK-së ka figura me më shumë peshë politike. Sipas tij, “Abdixhiku është momentalisht kryetar i partisë, po edhe meritat i ka Lutfi Haziri. Po më duket që është pak ai më i mençur se Lumiri. Kurse gjendja e opozitës nuk është duke menduar për popull, por është duke menduar për xhepat personalë. Sidomos PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, që 20 vjet ndërroheshin në qeveri edhe vetëm i mbushnin xhepat për vete, e për popull se kishin gajle.”

Kritika edhe më të forta u dëgjuan nga qytetarët që besojnë se Abdixhiku nuk i përmbushi pritjet e krijuara kur mori drejtimin e partisë.

Omer Halimi u shpreh se LDK-ja ka pasur figura më të përgatitura për këtë post. Ai tha: “Po Lumirin është dashur me fillim mos me bë atë kryetar partie, se ka pasur njerëz më të eminent se ky Lumiri. Mirëpo është problemi i këtyre deputetëve edhe kryesisë së LDK-së. Kështu, për mendimin tim, ai s’ka dashur me qenë as kryetar i LDK-së, se ka njerëz shumë më të aftë se ai. Me ardhjen e tij, LDK-ja vetëm çka, unë s’di çka ka fituar LDK-ja. Kur një kryetar i një partie thotë se ‘unë po vij e po i fitoj zgjedhjet edhe po bëhem unë, unë jam kryeministër, unë jam për president’, e tash kur s’ka arritur asgjë hiç, ai patjetër duhet të shkojë te shtëpia.”

Edhe një qytetar tjetër, i cili nuk pranoi të identifikohej, e konsideroi largimin e mundshëm të Abdixhikut si pasojë të veprimeve të tij politike. Ai deklaroi: “E ka lypë, e ka bë vendin, le të largojnë… Sepse e ka tradhtu Vjosën, e ka marrë me ja dhënë votat .Tash , s’ka pas mundësi me ia dhënë shumë. S’ka punu mirë”.

Ka edhe zëra që mendojnë se LDK-ja nuk lidhet me një emër të vetëm dhe se ndërrimi i kryetarit nuk do ta dëmtonte të ardhmen e saj.

Ndrec Shkodra tha se edhe nëse Abdixhiku largohet, kjo nuk do të thotë se LDK-ja bie. Sipas tij, “Po me thënë të drejtën, edhe në qoftë se largohet, nuk është e thënë që LDK-ja bien. LDK-ja është një ndër partitë më të vjetra në Kosovë dhe kjo ka perspektivën. E vetmja parti që mund ta mbrojë këtë vend është LDK-ja… LVV-ja po shihet çfarë kemi prej saj, deri tash asnjë rezultat s’kemi prej saj. LDK-ja ka rënë domethënë prej asaj pozite që ka qenë më herët, por unë jam i besueshëm që nuk shkon gjatë edhe do të ngrihet. Abdixhiku nuk është që me thënë të drejtën, një lider që në qoftë se largohet, LDK-ja do të bie. Mund të vijnë të tjerë, LDK-ja ka mjaft kuadro të shkolluara, të ngritura. Kështu që besoj që edhe në qoftë se Abdixhiku bien, vjen dikush tjetër që do ta zëvendësojë pa asnjë lloj problemi.”

Nëse emri i Lumir Abdixhikut po vazhdon të shkaktojë ndarje mendimesh brenda dhe jashtë LDK-së, debat po ngjall edhe emri i Vjosa Osmanit.

Për disa qytetarë, presidentja mbetet ndër figurat më të vlerësuara në politikën e vendit.

Ragip Gashi tha se, po të varej nga ai, do ta propozonte Vjosa Osmanin, duke u shprehur: “E valla për Vjosën, ka qenë mirë, unë do ta kisha propozu. Do ta kisha propozu Vjosën. Sepse s’ka asnjë, si puna e Vjosës s’ka. Ka bë çka ka bë, më të mirë se ajo s’ka.”

Edhe Sejdi Shala dha vlerësime pozitive për Osmanin. Ai tha: “Mua më ka pëlqyer ajo femër, është serioze, ka menduar për shtet edhe besa shtetin, goxha e ka çuar lart sa i përket Evropës e botës.”

Megjithatë, jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim. Omer Halimi e sheh raportin e Osmanit me LDK-në si një plagë politike të pambyllur. Sipas tij, “Vjosa me një, me një mënyrë e ka shkatërruar LDK-në vetë, ajo. Me ardhjen e asaj, ajo nuk ka dashur aty me u kyç fare, hiç. Ndoshta kishte me qenë edhe më mirë. Populli s’harron, populli dënon. Kështu që nuk e besoj, edhe me ardh Vjosa si kryetare e LDK-së, edhe me ardh kushdo, dikush me ardh, nuk është qaq punë e lehtë me udhëheq LDK-në. Se me vdekjen e presidentit historik Ibrahim Rugova, LDK-ja më nuk ka pasur kurrë më, si me thënë, s’ka qenë qaq prioritare e popullit të Kosovës.”

Në të njëjtën vijë u shpreh edhe Ndrec Shkodra, i cili vlerësoi se rikthimi i atyre që janë larguar nga partia nuk duhet të shoqërohet menjëherë me poste të larta. Ai tha: “Vjosa Osmani, me keqardhje duhet me folë, gabimet që i ka bë nuk i falen. Nuk i falen, për shkak se prej një partie që e ka shkollu, e ka ngritë në politikë, edhe ka shku në një anë tjetër, kur e pa që ia bën mjegull partia e LVV-së, edhe e rrëzun prej pushtetit, u kthye përsëri në LDK. Nuk jam kundërshtar i asaj që u kthye, po pozita që ka pasë, kemi njerëz në LDK që janë me vjet të tëra e nuk e kanë arritë atë rezultat për me mbërri aty. Me mbërri kjo prej asaj pjese që e ka kundërshtu, u largu njëherë, me u kthye drejt për së drejti, me qenë në pozitë më të lartë, nuk nuk preferoj. Nuk është që është e pashkolluar, po vërejtjen që e ka, pak duhet me e stagnu. Edhe ta kuptojë secili anëtar i LDK-së që ka emër, që kur të largohet në këtë mënyrë, kur të kthehet, duhet me mbajtë një pozitë për një periudhë pak më të ultë, edhe me qenë pak më e lënë ta kuptojë se çka domethënë të largohesh prej një partie të madhe.”

të fundit

Tirana ngacmon Partizanin para derbit dhe shpall veten zot të kryeqytetit

Tirana dhe Partizani“Ethet” për derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës kanë filluar të rriten ndjeshëm, aty ku janë përfshirë…

40 seconds ago

SPAK çon në gjykim katër persona për rrëmbimin dhe v*asjen e Renis Dobrës

SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme katër persona të pandehur për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.…

9 minutes ago

Mërgim Vojvoda luajti çdo minutë për Kosovën, mediat italiane e cilësojnë “makineri” të Udineses

Mërgim Vojvoda ishte lojtari i Udineses që zhvilloi më së shumti minuta gjatë ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, pasi mbrojtësi kosovar…

13 minutes ago

Zgjedhja e presidentes pas mesnatës, a u respektua Kushtetuta? Juristi Burjani jep vlerësimin

Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente të Republikës së Kosovës. Shiroka Pula mori 81…

20 minutes ago

Zjarri përfshin fshatin Armen në Selenicë, erërat e forta përshpejtojnë përhapjen e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selenicës. Zjarri ka shkaktuar…

22 minutes ago

Kupa e Shqipërisë/ Laçi, Pogradeci e Flamurtari mes skuadrave që avancojnë në raundin e 1/16-ave

Kupa e ShqiperiseRaundi i 1/32-ve të Kupës së Shqipërisë ka dhuruar spektakël dhe shumë gola [...]Read More...

25 minutes ago