Daut Haradinaj, ish-deputet i Aleancës, vlerëson se kryeministri Albin Kurti po përdor atë që ai e cilëson si “kartën e fundit”, me synim dërgimin e vendit në zgjedhje.
None found
Sipas Haradinajt, zhvillimet e fundit nuk lidhen me bashkëpunim politik. Ai tha se përveç synimit për zgjedhje të reja, Kurti po përpiqet edhe ta shantazhojë Partinë Demokratike të Kosovës.
“Këtu nuk bëhet fjalë për bashkëpunim. Unë mendoj që z.Kurti është duke e përdorur kartën e fundit për ta shantazhuar PDK-në dhe vendin ta dërgojë në zgjedhje. Por, të jeni të sigurt që nuk do të kalojë lehtë, për shkak se populli është i frustruar, sheshet e Evropës dhe të Kosovës janë mbushur më qytetarë të cilët kërkojnë drejtësi dhe thonë “Jo në emrin tim”, i bjen që Kuvendi i Kosovës duhet të flasë në emër të popullit”.
Haradinaj paralajmëroi se deputetët që nuk do ta respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe nuk do të votojnë sonte, do të mbajnë përgjegjësi për një vendim me pasoja historike.
“Nëse ata i shmangen vullnetit qytetarë dhe nuk votojnë sonte, ata do të jenë pjesë e një vendimi katastrofal historik, do të jenë pjesë e atyre që janë gëzuar në Beograd, në rastin e z.Thaçi me kolegë”, deklaroi Haradinaj.
Alexia Putellas është shpallur fituese e Topit të Artë për Femra 2026. Futbollistja e Barcelonës dhe e Përfaqësueses së Spanjës…
Bukayo Saka është nderuar me Çmimin Socrates në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, në shenjë vlerësimi për kontributin e…
Incidente të rënda dhe përplasje me policinë shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Bilbao të Spanjës, pas anulimit të një…
Radio-Televizioni i Vojvodinës (RTV) e nisi edicionin e lajmeve të orës 17:00 me një kërkimfalje publike drejtuar shikuesve, duke pranuar…
Harry Kane u shpall sulmuesi më i mirë i vitit pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun dhe Anglinë.…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë nesër, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku…