Mbi 150 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, një fakt që e ka konfirmuar zyrtari i partisë, Bajram Gecaj. Ai sqaroi se kjo nismë nuk është e drejtuar kundër ndonjë individi.
None found
“Kërkesa për dorëheqjen apo shkarkimin e Lumir Abdixhikut është kërkesë e mbi 150 delegatëve të Kuvendi të LDK-së. Kjo kërkesë nuk është e orientuar kundër askujt”, u shpreh Gecaj në një prononcim për “Bota sot”.
Ai theksoi se partia, e themeluar nga Ibrahim Rugova, ka përfunduar në vendin e tretë në tri palë zgjedhje radhazi, një rezultat që e cilësoi të papranueshëm. Sipas tij, nevojitet një reflektim i thellë dhe ndryshime që ta kthejnë LDK-në në pozitën e parë. “Thjesht, në tri palë zgjedhje kemi mbetë në vendin e tretë dhe kjo është e papranueshme për partinë e Ibrahim Rugovës. Ne duhet të reflektojmë dhe të sjellim ndryshime që na ngrisin në vendin e parë, aty ku e meriton partia me bagazhin më të fortë”, shtoi Gecaj.
Ndërkohë, deputeti Armend Zemaj i është drejtuar kryetarit me një apel për të thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm dhe për të shpallur zgjedhje të brendshme. Ai e sheh këtë si hapin e nevojshëm për t’i hapur udhë fitoreve të ardhshme të partisë. “Thirrja më e sinqertë për kryetarin e LDK-së është që të ulet, ta thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm dhe t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme. T’i hapim rrugë fitoreve të LDK-së”, citohet të ketë thënë Zemaj.
Maroku ka hartuar një plan ambicioz për zhvillimin e industrisë së tij ushtarake, me synimin që deri në vitin 2035…
Mislav KaroglanSkuadra e Partizanit ka mbyllur stërvitjen e ditës së sotme, ndërsa klubi ka prezantuar pamje në rrjetet sociale [...]Read…
Rodri ka bërë një deklaratë befasuese lidhur me gjasat e Barcelonës për ta fituar Ligën e Kampionëve, duke thënë se…
Ministri Hajrulla Çeku ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e rajonit të Gjilanit, në kuadër të konsultimeve për hartimin e…
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djalin e ri…
Antonio Conte ka lënë të kuptohet se një rikthim te Juventusi mund të ndodhë në të ardhmen. Trajneri italian, i…