Mbi 150 delegatë të Kuvendit të LDK-së kanë kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e Lumir Abdixhikut, bëri të ditur zyrtari i kësaj partie, Bajram Gecaj. Sipas tij, kjo nismë nuk drejtohet personalisht kundër askujt.
None found
Gecaj deklaroi se LDK-ja duhet të nxjerrë mësime nga renditja në vendin e tretë në tri palë zgjedhje dhe të ndërmarrë ndryshime që do ta rikthenin atë në vendin e parë.
“Kërkesa për dorëheqjen apo shkarkimin e Lumir Abdixhikut është kërkesë e mbi 150 delegatëve të Kuvendi të LDK-së. Kjo kërkesë nuk është e orientuar kundër askujt.
Thjesht, në tri palë zgjedhje kemi mbetë në vendin e tretë dhe kjo është e papranueshme për partinë e Ibrahim Rugovës. Ne duhet të reflektojmë dhe të sjellim ndryshime që na ngrisin në vendin e parë, aty ku e meriton partia me bagazhin më të fortë”, tha ai për “Bota sot”.
Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i kërkoi kreut të partisë që të mbledhë Kuvendin e Jashtëzakonshëm dhe të shpallë zgjedhje të brendshme. Ai tha se ky hap do t’i hapte LDK-së rrugën drejt fitoreve të ardhshme.
“Thirrja më e sinqertë për kryetarin e LDK-së është që të ulet, ta thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm dhe t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme. T’i hapim rrugë fitoreve të LDK-së”, deklaroi Zemaj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e formimit…
Bruno Guimarães ka thënë se dëshiron t’ia vështirësojë punën trajnerit Mikel Arteta në përzgjedhjen e formacionit të Arsenalit, pasi shënoi…
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande, ka hyrë në histori te Real Madridi, pasi shënoi golin e fitores 1-0…
Një sulm i përgjakshëm ndaj aeroportit ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite ka shkaktuar 12 viktima dhe 309…
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, ka thënë se ndëshkimet ndaj bizneseve janë ulur për rreth 7 deri…
Milan Radoiçiqi, ndaj të cilit Kosova ka lëshuar pesë fletarrestime dhe që është nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së…