kosovë

DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se “bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës”.

Të lidhura

None found

“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Do të donim t’i shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunojnë për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, tha zëdhënësi.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor. Ato u shpallën pasi Kuvendi u shpërnda automatikisht këtë javë, për shkak të dështimit për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e akuzoi opozitën për bojkotim të qëllimshëm të seancave, ndërsa partitë opozitare e fajësuan pushtetin për mungesë bashkëpunimi dhe për tentim të përqendrimit të pushtetit në një dorë të vetme.

Legjislatura e dhjetë, e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, zgjati më pak se tre muaj. Ato zgjedhje u mbajtën pas një krize të zgjatur politike që nisi pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025, kur Kuvendi nuk arriti të konstituohej për muaj të tërë dhe përpjekjet për formimin e Qeverisë përfunduan pa sukses.

Analistët paralajmërojnë se Kosova rrezikon të përballet me një skenar të ngjashëm me atë të Bullgarisë, e cila në pesë vjetët e fundit ka kaluar nëpër shtatë cikle zgjedhjesh të njëpasnjëshme, pa arritur stabilitet institucional. Ata shtojnë se kriza ndikon edhe në ritmin e vendimmarrjes shtetërore dhe sjell barrë të konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit.

Më 2 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur afati për partitë politike për t’u deklaruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe për formimin e koalicioneve, i cili do të zgjasë deri më 7 maj.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ-ja, më 2 maj ka nisur edhe afati për certifikimin e partive të reja dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Afati për partitë e reja përfundon më 10 maj, ndërsa për listat e kandidatëve më 12 maj. Një ditë më parë, KQZ-ja miratoi edhe planin e aktiviteteve dhe buxhetin për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të kushtojnë 10 milionë e 887 mijë euro.

Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, nga 28 maji deri më 7 qershor në orën 07:00, kur hapen vendvotimet. Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor, ndërsa një ditë para zgjedhjeve do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike. Regjistrimi për votim nga jashtë vendit do të bëhet nga 6 deri më 17 maj.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, kishin të drejtë vote – një shifër që pritet të mbetet e ngjashme edhe në zgjedhjet e ardhshme. Pjesëmarrja ishte rreth 45 për qind./REL

Tags: DASHkosove

të fundit

Miri zbulon arsyen pse u largua nga podi final i “BB VIP 5”: E kam bërë me kastile!

Një prej finalistëve të “Big Brother VIP 5”, Miri, ka zbuluar arsyen e vërtetë pse u largua nga podi final…

6 minutes ago

EMRI/ Ndryshim në Policinë e Tiranës, Skënder Hita emëron shefin e ri i Komisariatit Nr. 6

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka bërë një ndryshim në drejtimin e një prej komisariateve në…

34 minutes ago

Kontrolle të befasishme në burgjet e Korçës dhe Pojskës, sekuestrohen sende të ndaluara

Në kuadër të masave për forcimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë…

2 hours ago

Klodit nuk i del inati me Mozën pas daljes nga Ferma VIP: Aty brenda ka dinozaur, armiku im kryesor

Një televotim mes Blerinës, Malborës dhe Klod Dedjas ka vendosur fatin e këtij të fundit në Ferma VIP, duke e…

2 hours ago

Shkelet armëpushimi në Liban, sulme të rënda izraelite, të paktën 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 13 persona, përfshirë gra dhe një fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit, sipas…

2 hours ago

Lufta në Lindjen e Mesme/ Irani: Konflikti me SHBA-në mund të vazhdojë pasi Trump refuzoi propozimin tonë

Një zyrtar i lartë ushtarak iranian ka thënë se konflikti i ri me SHBA-në mund të vazhdojë, pasi Donald Trump…

3 hours ago