kosovë

Bekim Sejdiu tërhiqet nga gara për President të Kosovës: Partitë të dalin nga ngërçi politik

KOSOVË- Bekim Sejdiu ka bërë të ditur se nuk do të vijojë më kandidaturën për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, Sejdiu sqaroi arsyet e vendimit dhe u bëri thirrje partive politike që të gjejnë një zgjidhje për situatën e krijuar institucionale.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se Kosova dhe qytetarët e saj nuk kanë nevojë për përplasje të reja politike apo polarizim më të thellë, por për maturi dhe bashkëpunim në forcim të shtetit. Sipas tij, ngërçi i vazhdueshëm po zbeh shpresën e qytetarëve për një të ardhme më të mirë për veten dhe familjet e tyre.

Sejdiu bëri të ditur se rreth dy javë më parë ishte kontaktuar nga përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ishte ftuar në një takim me delegacionet e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të drejtuara nga liderët e tyre.

Gjatë takimit, ai tha se ishte informuar se, pas një serie të gjatë negociatash, të dyja partitë kishin rënë dakord që ai të propozohej si kandidat i pavarur për President të Republikës së Kosovës.

Sejdiu e cilësoi këtë propozim si një shenjë të rëndësishme besimi ndaj tij dhe si vlerësim për angazhimin e tij në jetën institucionale të Kosovës. Ai falënderoi përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtij procesi.

Ai shpjegoi se e kishte pranuar kandidaturën duke pasur parasysh periudhën e vështirë që po kalon vendi dhe rrezikun që kriza institucionale të përshkallëzohej.

Sipas tij, komoditeti personal dhe qëndrimi indiferent nuk kanë qenë asnjëherë alternativa përballë detyrimit për t’i shërbyer vendit, veçanërisht në kohë krizash. Sejdiu nënvizoi se intelektualët dhe profesionistët kanë përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe se njohuritë e tyre marrin kuptim vetëm kur vihen në shërbim të interesit të përgjithshëm.

Ai kujtoi se, edhe në deklarimin e tij publik, kishte sqaruar se nuk kishte pasur ambicie për poste publike përtej angazhimeve akademike dhe profesionale. Motivimi i vetëm për të pranuar propozimin, sipas tij, ishte kontributi në zgjidhjen e bllokimit institucional.

Sejdiu tha se kishte besuar që partitë parlamentare dhe deputetët e Kuvendit do të gjenin vullnetin për të kapërcyer ndasitë politike apo interesat e tjera dhe për t’i siguruar vendit institucione të qëndrueshme në një periudhë të vështirë.

Megjithatë, ai u shpreh se mungesa e mbështetjes së nevojshme në Kuvend për zgjedhjen e tij dhe zhvendosja e procesit drejt përplasjeve të brendshme politike e çuan në vendimin për t’u tërhequr nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës.

Për këtë vendim, Sejdiu tha se kishte njoftuar më herët përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e marrë gjatë ditëve të fundit nga kolegët, miqtë, figurat publike, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe veçanërisht nga mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sejdiu deklaroi se kjo mbështetje e ka bërë krenar për punën e tij në shërbim të Republikës së Kosovës dhe i ka forcuar bindjen se lojaliteti institucional dhe patriotizmi kushtetues kanë qenë udhërrëfyesit e tij të vetëm në angazhimin publik.

Ai shtoi se qëndrimi i tij, sidomos në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë selektiv apo i diktuar nga rrethanat, por parimor dhe profesional.

Bekim Sejdiu përsëriti se vendi ka nevojë për bashkim dhe qetësi, jo për drama politike e ndarje të mëtejshme.

Ai u shpreh se shpreson që partitë politike të gjejnë një rrugëdalje nga rrethi vicioz ku ndodhen, pasi kjo situatë po dëmton besimin e qytetarëve dhe po zbeh pritshmëritë e tyre për një të ardhme më prosperuese.

Në përfundim, Sejdiu e cilësoi Republikën e Kosovës si shtëpinë e përbashkët të të gjithë qytetarëve, të ndërtuar mbi ideale të pathyeshme dhe sakrifica sublime. Ai theksoi se Kosova qëndron mbi çdonjërin prej tyre dhe se të gjithë kanë detyrimin t’i shërbejnë me përkushtim, në çdo kohë dhe pa kushte.

Bekim Sejdiu

të fundit

Pas protestave në Serbi, Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të largohem më 27 shtator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për mediat serbe,  ka njoftuar se do të japë dorëheqjen. Ai ka…

9 minutes ago

Cela kërkon protestë për viktimat e pasluftës në Kosovë: Drejtësia duhet të vlejë për të gjithë

Të mërkurën pritet të shpallet vendimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep…

11 minutes ago

Mes brirëve të demit 540 kilogramësh për mbi 10 sekonda, Roca Rey rikthehet në arenë dhe triumfon

Momente tronditëse janë regjistruar në një arenë luftimi me dema në Arles, në jug të Francës, ku toreadori i famshëm…

12 minutes ago

Rodri: Barcelona duhet të jetë më e disiplinuar në mbrojtje

Mesfushori i Barcelonës, Rodri, ka kërkuar më shumë qëndrueshmëri dhe disiplinë në fazën defensive, duke theksuar se skuadra katalunase ka…

12 minutes ago

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt Bllokut të Sigurisë: “Lironi çunat!”, ndalesë edhe te Gjykata e Lartë

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura nga përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë, protesta e sotme ka hyrë në…

21 minutes ago

Trump kundër ngadalësimit të AI-së: SHBA duhet të ruajë epërsinë ndaj Kinës

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka minimizuar rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale, pas disa ditësh paralajmërimesh të forta nga ekspertët. [...]Read…

29 minutes ago