Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, i ka kërkuar kryeministrit dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të marrë pjesë në seancë për të votuar ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
None found
“Albin, eja në Kuvend. Eja dhe ta votojmë ligjin”, shkroi Çitaku në një postim në Facebook.
Ajo i bëri thirrje Kurtit të shmangë nxitjen e tensioneve, ndërsa e akuzoi se po udhëzon Policinë që të përdorë dhunë ndaj protestuesve.
Megjithatë, Çitaku nuk paraqiti dëshmi për pretendimin se Kurti ka urdhëruar Policinë të ndërhyjë ndaj protestuesve.
“Sot nuk na duhen përplasje. Nuk na duhen tensione. Nuk na duhet dhunë. Na duhet përgjegjësi. Na duhet qetësi. Na duhet guxim politik”, deklaroi ajo.
Sipas Çitakut, Kurti e ka detyrim të jetë në Kuvend, të dëgjojë qytetarët dhe të votojë. Ajo e lidhi miratimin e ndryshimeve ligjore me mbrojtjen e UÇK-së dhe të personave që luftuan në radhët e saj. / REL
Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për rastin tragjik në Dermiaj të Gjilanit, familjarët kanë…
Gjiganti amerikan i softuerëve dhe kompjuterizimit në cloud, Oracle, paraqiti të hënën planet për të mbledhur 20 miliardë dollarë përmes…
Psikologët kanë ngritur shqetësime lidhur me chatbot-et e parregulluara të inteligjencës artificiale (IA), të cilat u ofrojnë informacione “të pakualifikuara…
Qeveria gjermane dhe disa shtete federale nisën të mërkurën një rrjet testimi për komunikimin kuantik, me qëllim përmirësimin e sigurisë…
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi, ka deklaruar se institucioni që ai drejton e kishte trajtuar…
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një statusi publik ka reaguar lidhur me letrën e Erion Veliajt nga burgu, duke…