Categories: kosovë

Bytyçi: 78 ditët e protestës ndaj Ramës kanë simbolikën e fushatës së NATO-s kundër gjenocidit serb në Kosovë

Profesori universitar Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar edhe një herë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Të lidhura

None found

Sipas tij, mobilizimi ka arritur në 78 ditë, ndërsa qytetarët dhe diaspora po rikthehen në protestë me kërkesën që Rama të largohet.

Bytyçi e lidh këtë periudhë 78-ditore me 78 ditët gjatë të cilave NATO bombardoi makinerinë ushtarake dhe policore të Milosheviçit në Kosovë.

Ai vlerëson se kjo përputhje mbart një simbolikë interesante, pasi NATO i mbrojti shqiptarët nga gjenocidi serb dhe zhdukja fizike e tyre prej Sllobodan Milosheviçit, të cilin e cilëson gjakatar e mizor, si dhe prej ndihmësve të tij besnikë, Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq.

Profesori deklaron më tej se edhe protestat 78-ditore të qytetarëve në Tiranë zhvillohen kundër atyre që ai i quan politika të qeverisë vetëvrasëse të Edi Ramës për zhdukjen fizike të shqiptarëve.

Në këndvështrimin e tij, të dyja rastet nuk lidhen vetëm nga simbolika e 78 ditëve, por edhe nga i njëjti motiv: mbrojtja e Shqipërisë dhe e shqiptarisë.

Në përfundim, Bytyçi bën thirrje që protesta dhe revolucioni të vazhdojnë deri në fitore, duke paralajmëruar se, në të kundërt, do të duhet të thuhet: “Na ishte njëherë Shqipëria në Ballkan”.

të fundit

Sveçla për pezullimin e tre policëve të dyshuar për ngacmim seksual

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas hetimit dhe suspendimit të tre zyrtarëve policorë, të dyshuar për…

10 minutes ago

Pemëtarët e Prespës kundërshtojnë çmimin e blerjes së mollëve industriale: vetëm 4 denarë për kilogram

Pemëtarët nga Prespa mbase do të duhet të mjaftohen me 4 denarët si çmim blerjeje për mollët industriale.Ministri i Bujqësisë,…

11 minutes ago

Transferimi i Pedrit për pesë milionë euro: Ramon Planes tregon dyshimet brenda Barcelonës

Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Ramon Planes, ka zbuluar se disa persona brenda klubit katalunas kishin vënë në dyshim vendimin për…

12 minutes ago

Faton Peci për Daut Haradinajn: Nuk kam frikë nga ju

Kryetari i GUXO-s, Faton Peci, ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, lidhur me rrezikun e gjakderdhjes…

20 minutes ago

Protesta e studentëve përshkallëzohet, policia përdor autobot uji, gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe qëllon me gurë

Policia ka hedhur gurë në drejtim të studentëve gjatë protestës së sotme. Situata u përshkallëzua në Bulevardin Dëshmorët e Kombit…

24 minutes ago

Raphinha zbulon vendimin që ndryshoi pas takimit me Flickun: Isha i bindur se do të largohesha

Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka bërë një rrëfim të bujshëm, duke zbuluar se e kishte vendosur largimin nga klubi katalunas…

29 minutes ago