Categories: kosovë

Buzhala: Serbia përfiton mbi 1.2 miliardë m³ ujë në vit nga Kosova, pavarësisht kërcënimeve për Ibërin

Publicisti Viktor Buzhala ka komentuar paralajmërimet se Serbia po e shqyrton devijimin e rrjedhës së lumit Ibër, duke vlerësuar se një hap i tillë do të krijonte një precedent që mund ta vendoste Serbinë në rrethana edhe më të pafavorshme.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, ai ka krahasuar prurjet ujore mes Kosovës dhe Serbisë. Buzhala pretendon se vëllimi i ujit që del nga Kosova drejt Serbisë është dukshëm më i madh se sasia që hyn në Kosovë nga Serbia nëpërmjet Ibrit.

Sipas përllogaritjeve të tij, Ibri sjell nga Serbia në Kosovë mesatarisht rreth 350 deri në 440 milionë metra kub ujë në vit.

Nga ana tjetër, ai pohon se nga territori i Kosovës drejt Serbisë rrjedhin afërsisht 1.2 deri në 1.25 miliardë metra kub ujë çdo vit.

“Vetëm Ibri, pasi kalon Kosovën, merr Sitnicën dhe lumenjtë e përrenjtë e tjerë, i çon Serbisë rreth 950–970 milionë metra kub ujë në vit. Morava e Binçës ia shton edhe rreth 280 milionë metra kub në vit”, ka shkruar Buzhala.

Ai ka thënë se, nëse Serbia vendos një precedent sipas të cilit shteti në pjesën e sipërme të një lumi mund t’ia ndryshojë ose ndalojë rrjedhën shtetit që ndodhet më poshtë, duhet të marrë parasysh se edhe vetë ajo është në pozitën “downstream” për disa rrjedha ujore që burojnë nga Kosova.

Buzhala ka nënvizuar se Kosova ka, sipas tij, mundësi të tjera për furnizimin me ujë të Korporatës Energjetike të Kosovës, në rast se paraqiten probleme eventuale me furnizimin nga Ujmani.

Për funksionimin e Kosovës A dhe Kosovës B, sipas tij, nevojiten rreth 22 milionë metra kub ujë në vit. Një sistem alternativ me kapacitet prej një metër kub në sekondë, ka shtuar ai, do të mund të siguronte rreth 31.5 milionë metra kub ujë në vit.

Sipas Buzhalës, Sitnica bart vetëm rreth 400 milionë metra kub ujë në vit, prandaj një pjesë e vogël e kësaj sasie mund të trajtohej dhe të përdorej për kërkesat industriale të KEK-ut.

“Uji mund të merret, trajtohet dhe pompohet drejt një rezervuari pranë KEK-ut ose drejtpërdrejt në sistemin industrial”, ka shkruar ai.

Ai ka përmendur edhe liqenin e Batllavës si mundësi tjetër, duke theksuar se ky liqen ishte ndërtuar fillimisht edhe për nevojat e termocentraleve. Sipas tij, mund të shqyrtohet furnizimi shtesë i Batllavës përmes sistemit të Llapit.

Këto ndërhyrje, sipas Buzhalës, do të kishin përmasa shumë më të vogla sesa zëvendësimi i plotë i sistemit të Ibrit.

Në përfundim, ai ka paralajmëruar se shfrytëzimi i ujit si mjet presioni mund të sjellë pasoja edhe për Serbinë.

“Serbia duhet ta dijë se kërcënimi me ujë është lojë me dy porta. Na e ndalni ujin që vjen nga territori juaj, ekziston mundësia fizike që edhe Kosova ta mbajë ujin që krijohet në territorin e saj”, ka shkruar Buzhala.

Sipas tij, nëse Beogradi synon ta përdorë ujin si instrument të presionit politik, duhet të shqyrtojë me kujdes pozicionin e tij gjeografik dhe hidrologjik përpara se të vendosë një precedent të tillë.

të fundit

Romeo dhe Zhulieta” feston 30 vjetorin, filmi që afroi të rinjtë me Shekspirin

Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…

17 seconds ago

Christopher Robin, djali pas personazhit të Winnie-the-Pooh që u përball me barrën e famës

Christopher Milne, djali i shkrimtarit britanik AA Milne, i cili frymëzoi personazhin Christopher Robin në librat e famshëm “Winnie-the-Pooh”, nuk…

32 seconds ago

Egnatia B fiton bindshëm, ndërsa Kukësi B shënon gjashtë gola ndaj Shirokës

Kategoria e TretëKanë përfunduar 4 ndeshje të Kategorisë së Tretë, mes Grupeve A dhe B, të vlefshme për javën e…

44 seconds ago

Dy persona dhunuan një 76-vjeçar në banesën e tij në Shkup dhe i grabitën paratë

Një 76-vjeçar nga Shkupi, me iniciale K.P., ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij nga…

10 minutes ago

17 gola në pesë takime: Partizani B fiton thellë në transfertë, Vllaznia B triumfon në shtëpi

Kategoria e DyteDitën e sotme prej orës 13:30, janë luajtur 5 ndeshje të Kategorisë së Dytë, Grupi A, java e…

13 minutes ago

Brvenica, runoff turnout reaches 40.49 percent by 3 p.m.

Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…

18 minutes ago