Viktor Buzhala ka reaguar pas zhvillimeve të fundit për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, e cila ka qëndruar e mbyllur dhe ka ndarë Kosovën nga Serbia për 27 vjet. Ai e ka interpretuar këtë zhvillim si një arritje në favor të kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Buzhala ka komentuar me ironi marrëdhënien e Kurtit me Bashkimin Evropian, duke pretenduar se kryeministri ka arritur ta bindë edhe BE-në për hapjen e urës.
None found
“Albini po get e ka kapë edhe Bashkimin Europian. Imagjinojeni arriti me i bindë që me e hapë pas 27 vjetësh një urë që ka qenë e dizajnuar deri me 2020 me qenë pikë kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i tij është bërë pasi Bashkimi Evropian konfirmoi se janë plotësuar kushtet e nevojshme për hapjen e urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë.
Ky konfirmim pasoi vendimin e KFOR-it për të nisur një tranzicion gradual të pranisë së tij të përhershme ushtarake në këtë lokacion.
Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin…
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur…
Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…
Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…
Christopher Milne, djali i shkrimtarit britanik AA Milne, i cili frymëzoi personazhin Christopher Robin në librat e famshëm “Winnie-the-Pooh”, nuk…
Pesë adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë gjatë një…