Categories: kosovë

Burjani për vendimin e KGJK-së: Rikthimi i gjyqtarëve serbë mund të bëhet vetëm përmes konkursit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk e ka pranuar kërkesën e gjyqtarëve dhe të stafit mbështetës serb për anulimin e dorëheqjeve dhe kthimin e tyre në vendet e punës.

Të lidhura

None found

Pas këtij vendimi, KGJK-ja i ka rekomanduar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që t’i lirojë ata nga detyra.

Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke shprehur “keqardhje të thellë” për vendimin.

Juristi Blerim Burjani, në një deklaratë për “Bota sot”, ka thënë se rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dhënë dorëheqje duhet të zhvillohet vetëm përmes një procedure të re konkurrimi dhe në pajtim me ligjin.

Ai thekson se një rikthim i tillë nuk mund të realizohet përmes ndërhyrjeve politike apo kërkimit të faljes, pasi bartësit e funksioneve gjyqësore duhet të ruajnë pavarësinë dhe të zbatojnë etikën profesionale.

“Për të krijuar bazën ligjore, duhet të shpallet një konkurs i ri. Në të mund të aplikojë kushdo, por për personat që janë larguar vullnetarisht përmes dorëheqjes, kthimi është më i vështirë. Kështu që rikthimi nuk bëhet me vendim politik, por vetëm përmes një procedure profesionale.

Gjyqtarët dhe prokurorët nuk duhet të angazhohen në politikë dhe as të shndërrohen në mjete të saj. Respektimi i etikës profesionale është i domosdoshëm; përndryshe, ata nuk mund të jenë pjesë e KGJK-së.

Nuk mund të ketë rikthim vetëm mbi bazën e një kërkimfaljeje, sepse ligjet në fuqi janë të qarta: kur nuk respektohen detyrat, orari i punës dhe kontrata, marrëdhënia mund të ndërpritet në çdo fazë.

Ky element duhet të merret seriozisht, pasi asgjë nuk mund të sigurohet falas dhe përmes politikës”, ka deklaruar Burjani për gazetën.

të fundit

Artistja që dhunoi gjyshen kërkon lirimin nga burgu: Duhet të promovoj këngën në Instagram

Një kërkesë e pazakontë është bërë gjatë një seance gjyqësore në Milano, ku 26-vjeçarja Emanuela Maria Lamedica, e njohur në…

4 minutes ago

Provimi i maturës në Kosovë me 4,967 kandidatë të aprovuar, 18 u përjashtuan për telefona

Provimi i maturës shtetërore u mbajt sot në 55 qendra të testimit në të gjithë territorin e Kosovës. Ministria e…

10 minutes ago

Kurti përkujton Dëshmorët e Hanit të Elezit me homazhe në kompleksin memorial të Pusëve të Nikës

Në kuadër të shënimit të 29 Gushtit, Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit, kryeministri në detyrë i Republikës së…

11 minutes ago

Bruno Dita pas eliminimit europian: Largohemi krenarë, por arbitri hodhi poshtë ëndrrat dhe djersën e skuadrës

Bruno DitaMbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni i Dinamos, Bruno Dita, ka mbajtur një qëndrim në rrjetin e tij social në Instagram,…

12 minutes ago

Tragjedia në Nepal/ Numri i viktimave nga përmbytja shkon mbi 600 persona, rreth 2500 të zhdukur

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese përgjatë kufirit Nepal-Tibet ka shkua r mbi 600, ndërsa operacionet frenetike të shpëtimit…

19 minutes ago

Kurti: Serbia ka bllokuar mbi 2.1 milionë euro të Kosovës për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë e Sanxhak

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia ka bllokuar mbi 2.1 milionë euro të ndara nga Qeveria e…

22 minutes ago