Brunei ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës duke u bërë kështu vendi i dytë në Azinë Juglindore që mundëson udhëtimin e qytetarëve kosovarë pa viza, pas Malajzisë.
Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila me një status në rrjete sociale ka treguar për nënshkrimin e marrëveshjes mes dy shteteve.
None found
Osmani ka udhëtuar drejt Bruneit për të nënshkruar marrëveshjen me kreun e vendit Sultan Haji Hassanal Bolkiah, marrëveshje që e ka cilësuar si “një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”.
“Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës!
Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona.
Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”, shkruan Vjosa Osmani.
Kujtojmë që disa javë më parë Malajazia pezulloi vizat për shtetasit Kosovarë për udhëtime të shkurtra 30-ditore. Deri tani, Brunei ka qenë në mesin e 37 vendeve të botës ku kosovarët detyrohen të pajisen me vizë pasi të kenë mbërritur në vendin e vizitës. Tani, Brunei bëhet vendi i 54-të ku kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm pa regjim vizash.
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe nesër më 12 nëntor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Në rend…
Një person u vra dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë në Budva të Malit të Zi.…
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas artikullit të publikuar nga POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lidhur me…
Tifozët e Barcelonës do të kenë mundësinë të qëndrojnë pranë klubit të zemrës edhe pasi të ndërrojnë jetë. [...] Read…