Categories: showbiz

Sulltani i Bruneit përjashton nusen e djalit nga familja mbretërore dhe i heq të gjithë titujt

Pengiran Rabiatul Antawiyya nuk është më pjesë e familjes mbretërore të Bruneit dhe ka humbur të gjithë titujt e saj, pas një vendimi të marrë nga sulltani Hassanal Bolkiah.

Të lidhura

None found

Masa ndaj 33-vjeçares lidhet me atë që pallati e ka përshkruar si “sjellje të papërshtatshme”. Ajo dyshohet se ka “njollosur emrin e mirë të monarkisë” dhe ka shfaqur “mungesë respekti” kundrejt sulltanit.

Nuk është sqaruar nga pallati se cili veprim konkret i Rabiatul Antawiyya-s ka zemëruar Hassanal Bolkiahun. Zyra e Kamerierit të Madh ka konfirmuar vetëm se ajo nuk njihet më si anëtare e familjes mbretërore dhe se i janë revokuar të gjithë titujt.

Rabiatul Antawiyya u bë pjesë e familjes mbretërore në vitin 2015, pas martesës me Princin Abdul Malik. Ai është djali i dytë i sulltanit nga martesa e parë me Mbretëreshën Saleha.

Ceremonia madhështore e martesës së tyre u zhvillua përgjatë dhjetë ditëve. Çifti ka katër vajza dhe, sipas raportimeve, vendimi i sulltanit nuk ka ndikuar te titujt mbretërorë të fëmijëve.

Hassanal Bolkiah konsiderohet një prej monarkëve më të fuqishëm në botë. Ai e mban fronin që prej vitit 1967, duke u renditur mes monarkëve me periudhën më të gjatë të sundimit.

Që nga viti 1984, kur Brunei fitoi pavarësinë nga Britania, ai ushtron edhe detyrën e kryeministrit. Krahas pushtetit të gjerë politik, sulltani drejton ministritë e Mbrojtjes, Punëve të Jashtme dhe Financave, si dhe mban nën kontroll të fortë institucionet e sigurisë dhe politikën fetare të vendit.

Organizatat ndërkombëtare e kanë kritikuar prej vitesh sundimin e tij për problematikat që lidhen me të drejtat e njeriut. Brunei filloi në vitin 2014 zbatimin e një sistemi të ashpër të ligjit penal islamik, i cili përcaktonte ndëshkime të rënda për disa vepra.

Reagime të forta në arenën ndërkombëtare u shkaktuan në vitin 2019, kur hynë në fuqi dispozitat që parashikonin dënimin me vdekje përmes gurëzimit në disa raste të marrëdhënieve homoseksuale dhe tradhtisë bashkëshortore. Më vonë, qeveria deklaroi se moratoriumi ekzistues ndaj ekzekutimeve do të përfshinte edhe këto dispozita.

Megjithëse është përballur me kritika, Hassanal Bolkiah ka vazhduar të ketë raporte të afërta me familjen mbretërore britanike. Marrëdhënia ishte veçanërisht e ngushtë me Mbretëreshën Elizabeth II, të cilën e kishte takuar disa herë ndër vite.

të fundit

BBC raporton për protestat studentore në Shqipëri: Kërkohet dorëheqja e Ramës, përplasje me policinë

Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…

2 minutes ago

Studentja Livia Dedej: Protesta u përket qytetarëve, jo partive politike

Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…

3 minutes ago

Shifra e frikshme pas 4 vitesh luftë, sa trupa ka humbur Rusia në Ukrainë?

Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…

4 minutes ago

Bajrami kritikon Kurtin për vonesën e buxhetit: “Partia po përcakton rendin e institucioneve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…

8 minutes ago

Orinda Huta rrëfen betejën për fëmijën e dytë: Pas katër përpjekjeve në Shqipëri, po vijon IVF-në në Turqi

Orinda Huta ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” historinë e saj shumë personale të përpjekjeve për të pasur një…

17 minutes ago

VIDEO/ Spektakël në derbin e Madonninës, Milani udhëheq 3-1 ndaj Interit pas 45 minutash

Milan Një spektakël i vërtetë ka rezultuar pjesa e parë në derbin e Madonninës mes Milanit dhe Interit, ku kuqezinjtë…

24 minutes ago