Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën, gjatë së cilës deputetët pritet të shqyrtojnë një varg çështjesh të përfshira në agjendë.
None found
Përpara kalimit te pikat e rendit të ditës, betimin e dha Ivica Ceniq i Listës Serbe, i cili mori vendin e ish-deputetit Zlatan Elek. Gjatë këtij procesi, Haxhiu i kërkoi të thoshte fjalën “betohem” dhe më pas e udhëzoi të nënshkruante deklaratën e betimit e t’ia dorëzonte shërbimit të deputetëve.
Krahas pikave të zakonshme, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, agjenda përfshin shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Gjithashtu, parashikohet përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Një tjetër çështje që do të shqyrtohet është ngritja e Komisionit Ad-Hoc, i cili do të përzgjedhë kandidatët për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës: dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet joshumicë.
Në shqyrtim do të jetë edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe lidhur me emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Gian Piero Gasperini ka kritikuar ashpër Jose Mourinhon pas humbjes dramatike të Romës ndaj Real Madridit, duke këmbëngulur se skuadra…
Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së ka lëshuar një falënderim zyrtar publik për partnerët e saj nga Divizioni i Krimit…
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka…
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, më 13 dhe 14 tetor…
Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka njoftuar se para dy ditëve është takuar me kryeministrin Albin Kurti për të folur…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar të enjten takimin e saj të parë koordinues me krerët e institucioneve kryesore…