kosovë

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare me 66 vota pro, votohen edhe 5 nënkryetarët

Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo mori 66 vota pro, 44 kundër ndërsa 8 deputetë abstenuan. Po ashtu betimin bënë edhe deputetët e dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Fjalën e betimit e lexoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërsa deputetët e pranishëm përsëritën pas tij: “Betohem”. Më pas, të gjithë deputetët e nënshkruan personalisht deklaratën e betimit.

Të lidhura

None found

Nënkryetarë u zgjodhën: Ardian Gola i Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Emilja Rexhepi nga grupi multietnik dhe Sllavko Simiq i Listës Serbe.

Depuetët e pranishëm në sallë votuan me 104 vota për pesë nënkryetarët e Kuvendit. Kundër ishin 3, ndërsa 6 abstenuan.

Haxhiu ishte gruaja më e votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Më përpara ajo ka mbajtur postin e ministres së Drejtësisë për 4 vite.

Teksa mori fjalën në Kuvend, Haxhiu tha se besimin që iu dha për këtë post do ta kthejë me punë të përditshme, transparencë e përkushtim të plotë. Kryeparlamentarja tha se do të përpiqet që secili deputet ta gjejë hapësirën e vet me të njëjtin dinjitet e respekt.

“Sot e marr këtë detyrë më vetëdije të plotë me peshën kushtetuese që e mban. Këtë besim do ta nderoj me punë të përditshme, transparencë dhe përkushtim të plotë. Detyra ime do jetë që Kuvendi të funksionojë me dinjitet, transparencë dhe respekt të ndërsjellë, në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe praktikat parlamentare. Do përpiqem që secili prej jush ta gjej hapësirën e vet këtu me të njëjtin dinjitet dhe respekt, ngase një Kuvend funksional është parakusht për shtet të fortë dhe demokraci të qëndrueshme”, tha Haxhiu.

Kryetarja e sapozgjedhur shpalli të konstituuar institucionin ligjvënës, pas zgjedhjes së saj dhe të pesë nënkryetarëve. Ajo paralajmëroi gjithashtu për sot edhe një seancë tjetër, atë për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Albulena Haxhiu ishte propozuar për kryetare Kuvendi nga Vetëvendosja edhe në legjislaturën e kaluar, nga zgjedhjet e shkurtit, por nuk mori votat e nevojshme. Moszgjedhja për disa kohë e kryetarit të Kuvendit dhe më pas nënkryetarit serb shkaktoi një ngërç disa mujor politik, që pasoi me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor, ku LVV shënoi një fitore bindëse.

të fundit

Greenpeace proteston në COP31 me një “Kalë Troje” gjigant kundër plastikës

Instalacioni gjigant, i mbushur me mbetje plastike, është vendosur në Antalia të Turqisë, në kuadër të një proteste simbolike të…

1 minute ago

Franco Foda synon fitoren e Kosovës përballë Izraelit

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se objektivi i vetëm i “Dardanëve” ndaj Izraelit është fitorja.Tekniku gjerman foli në “Klan…

7 minutes ago

Hertica kërkon që Banjska të mbetet në vëmendjen ndërkombëtare dhe Serbia të japë llogari

Njohësi i çështjeve politike, Ali Hertica, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Paqes në…

10 minutes ago

Nikolloski: Autostrada Kërçovë–Ohër do të jetë plotësisht e përfunduar deri në fund të majit

Autostrada Kërçovë-Ohër po ndërtohet me dinamikë të shkëlqyer. Segmenti nga fshati Izvor i Kërçovës deri në fshatin Vërbjan në komunën…

13 minutes ago

Mickoski: Qarkullimi industrial po rritet, ndërsa opozita dëshiron që vendi të jetë në minus

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha sot se podhimi industrial është pozitiv dhe kjo është shumë domethënëse, duke pasur parasysh…

13 minutes ago

Berisha on the Rama-Spiropali clash: She did not have MP Marjana Koçeku’s courage

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa…

17 minutes ago