Gjatë ditës së sotme, në disa akse rrugore në Kosovë do të ketë ndalesa të përkohshme të qarkullimit për shkak të kalimit transit të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.
None found
Sipas policisë, janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe janë angazhuar njësitë përkatëse për të siguruar eskortën zyrtare, si edhe për të mundësuar mbarëvajtjen e lëvizjes përgjatë itinerarit të planifikuar.
Ndërprerjet e trafikut do të zbatohen për periudha të shkurtra kohore në segmentet rrugore nga pika kufitare në Vërmicë deri te ajo në Dheu i Bardhë, si edhe në kahun e kundërt gjatë kthimit të delegacionit.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes, me datën 08.07.2026, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë dhe anasjelltas, gjatë kthimit po ashtu me të njëjtën datë, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”.
“Policia e Kosovës falënderon paraprakisht të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit e trafikut rrugor për mirëkuptim të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin përfundimtar të Joao Cancelos nga Al-Hilal për një shumë prej 10 milionë eurosh, raporton…
Në vijim të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera, u arrestuan…
Policia Financiare në Maqedoninë e Veriut ka dorëzuar padi penale kundër dy personave nën dyshimin se në periudhën nga viti…
Sulmuesi amerikan, Folarin Balogun, ka folur për herë të parë pas vendimit të diskutueshëm të FIFA-s që i lejoi atij…
Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk janë të interesuar për reforma, as për përmirësimin e Kodit Zgjedhor, as për konsensus. Qëllimi është…
Policia ka njoftuar se një person është arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur në rrjete sociale ministrin në detyrë të Punëve…