Vllaznia dhe Laçi u ndanë në barazim pa gola në javën e 13-të të Abissnet Superiore. Pas përfundimit të takimit, trajneri i Vllaznisë, Csaba Laszlo, analizoi para mediave atë që ndodhi në fushë.
“Ishte një ndeshje që mund ta fitonim, por edhe ta humbnim. Laçi paraqiti një nivel shumë të mirë në mesfushë, ndërsa ne nuk patëm forcën e duhur në duelet për topin e dytë. Në fund, futbolli vendoset nga golat dhe skuadra që do të shënonte, do të dilte fituese.
None found
Mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë. Mungesa e Manuel dhe Dros ndikoi në lojën tonë. Ky i fundit përshkon shumë kilometra në çdo ndeshje për ekipin, edhe pse kontributi i tij nuk bie gjithmonë në sy. Ai na ofron gjithashtu siguri në aspektin ofensiv. Edhe dinamika e Emanuelit pati ndikimin e saj. Nuk jam këtu për të kritikuar lojtarët publikisht.
Çdo person përbëhet nga emocionet dhe logjika. Në sulm duhet të tregojmë më shumë saktësi, agresivitet dhe dëshirë për t’i çuar aksionet deri në fund.
Nuk ditëm t’i shfrytëzonim mundësitë për të shënuar. Në këtë periudhë të shkurtër që ndodhem këtu, jam i kënaqur me lojtarët, të cilët e kanë kuptuar mënyrën time të punës. Duhet të përmirësohemi në finalizim dhe kreativitet. Armiku im është koha. Laçi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. I uroj Shqipërisë Ditën e Pavarësisë.”
Qatip OsmaniLaçi vazhdon “thatësirën” në Superiore, 5 ndeshje radhazi pa fitore [...]Read More...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë një mesazh urimi për popullin e Shqipërisë me rastin e 28 Nëntorit,…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka vizituar sot në Hagë bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin, në 29-vjetorin e daljes…
Komuna e Prishtinës e ka vendosur muralin kushtuar Nënë Terezës në fasadën e një ndërtese tjetër në sheshin e kryeqytetit,…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot ishte për vizitë pune në KRE Manastir dhe realizoi takim me udhëheqësit e KRE Manastir dhe…
Manchester United ka pësuar një tjetër goditje të rëndë në Ligën Premier, duke u mposhtur me rezultat 4-0 nga Brentfordi…