Categories: kosovë

Terras i kërkon Kurtit të punojë për koalicion të qëndrueshëm dhe zgjedhjen e presidentit

Riho Terras, raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të angazhohet në krijimin e një koalicioni funksional dhe në sigurimin e zgjedhjes së presidentit.

Të lidhura

None found

Në një postim në platformën X, pas takimeve që zhvilloi në Kosovë, Terras shkroi: “E inkurajoj kryeministrin Kurti të tregojë burrështetësi për të ndërtuar një koalicion funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e presidentit”.

Ai theksoi më tej se “Kosovës i duhen institucione stabile për të avancuar në rrugën drejt BE-së”.

Gjatë së martës, Terras qëndroi në Kosovë, ku zhvilloi takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.

Në një tjetër reagim në X, ai bëri të ditur se në këto takime është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se e ardhmja e Kosovës është në BE.

“Këtë mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për politikën në Kosovë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian. E ardhmja e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë për këtë”, ka shkruar Terras.

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

2 hours ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

2 hours ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

2 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

3 hours ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

3 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

3 hours ago