Categories: kosovë

BE-ja: Rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë është pjesë e dialogut

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se kthimi në detyrë i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po trajtohet brenda procesit të gjerë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë e deklaroi të mërkurën për Radion Evropa e Lirë (REL) zëdhënësi i BE-së.

Të lidhura

None found

Në përgjigjen e tij me shkrim për REL-in, BE-ja theksoi se i ka kërkuar vazhdimisht Serbisë të nxisë këtë proces, ndërsa Kosovës t’ua mundësojë rikthimin në institucionet e drejtësisë pjesëtarëve serbë të këtij sistemi, në pajtim me marrëveshjet e dialogut dhe legjislacionin e Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së tha po ashtu se të dyja palët duhet të krijojnë rrethanat e domosdoshme për përmbushjen e këtyre obligimeve, si dhe të shmangin veprime që mund ta vështirësojnë edhe më shumë procesin.

Në fund të nëntorit 2022, përfaqësuesit e komunitetit serb u tërhoqën në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës. Ky veprim erdhi si kundërshtim ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për largimin nga përdorimi të targave të automjeteve të lëshuara nga Serbia dhe zëvendësimin e tyre me targa të Kosovës.

Krahas zyrtarëve të Policisë dhe stafit të administratës lokale, dorëheqje paraqitën rreth 130 gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës administrativë të drejtësisë në katër komunat veriore me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Çështja e këtyre dorëheqjeve, ende pa zgjidhje, u aktualizua sërish në mes të qershorit. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u kërkoi Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës që procedurat përkatëse t’i përfundojnë “pa vonesa”, me arsyetimin se zgjatja e tyre po ndikon në mbarëvajtjen e sistemit të drejtësisë.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se letrën e kishte pranuar më 19 qershor dhe se tema do të trajtohet në një nga mbledhjet e ardhshme, sipas kompetencave kushtetuese dhe ligjore.

Në anën tjetër, Këshilli Prokurorial nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment.

Tërheqja masive e serbëve nga institucionet e Kosovës ishte iniciativë e Listës Serbe dhe u mbështet nga autoritetet në Beograd.

Pas dorëheqjeve, punonjësit në fjalë morën kontrata të përkohshme dhe vijuan të marrin paga nga buxheti i Serbisë.

Megjithatë, me kalimin e kohës, një pjesë e tyre që nuk e përkrahnin Listën Serbe mbetën pa këto të ardhura, ndërkohë që u humb edhe mundësia për t’u kthyer në vendet e mëparshme të punës.

Pas një sërë krizash në veriun e Kosovës, të cilat arritën kulmin me sulmin e armatosur kundër Policisë së Kosovës në Banjskë në vitin 2023, presidenti serb Aleksandar Vuçiq kërkoi rikthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe në institucionet e drejtësisë.

Edhe Lista Serbe, para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, pranoi se vendimi për largim nga institucionet e Kosovës kishte qenë gabim.

Autoritetet kosovare, me Albin Kurtin në krye, kanë vlerësuar se kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës nuk duhet të trajtohet politikisht, por si çështje juridike dhe kushtetuese. / REL

të fundit

Zajkova: Propozimi për votën elektronike vetëm për diasporën, një qasje me dy standarde

Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova thotë se propozimi për votim elektronik për diasporën, por jo për qytetarët këtu, është skizofreni…

1 minute ago

Kreu i SPAK: Pas hetimeve për takimet në Aruba do të bëjmë transparencë të plotë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho deklaroi se dosja do të bëhet transparente kur të përfundojnë hetimet. I…

2 minutes ago

A po e bllokon Rama dosjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho i përgjigjet deputetes së PD: Paraqisni prova dhe depozitoni kallëzim! Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit!

Kreu i SPAK, Klodian Braho, është pyetur në Komisionin për Nismat Qytetare nëse kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për të…

3 minutes ago

Plani marramendës i Cristiano Ronaldos për Botërorin 2030, ja çfarë e ka ndryshuar mendjen e tij

Cristiano Ronaldo dhe Kupa e BotësEdhe pse u përfol gjerësisht, madje edhe vetë Cristiano Ronaldo e tha me gojën e…

5 minutes ago

Klodian Braho raporton te Komisioni për Nismat Qytetare: Krimi zgjedhor shqetëson SPAK-un

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit…

5 minutes ago

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik të Kosovës dhe kërkon reagimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Deklaratat e fundit të zyrtarëve serbë kanë nxitur një reagim të fortë nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, i cili i…

7 minutes ago