Categories: kosovë

BE-ja nuk gjen dakordësi për të ecur përpara me negociatat e anëtarësimit të Serbisë

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë mundur të arrijnë një qëndrim të përbashkët për t’i hapur rrugë vazhdimit të negociatave të anëtarësimit me Serbinë.

Të lidhura

None found

Diskutimi u zhvillua pasi Komisioni Evropian u kishte dërguar me shkrim shteteve anëtare një rekomandim që Grupkapitulli 3 të hapej me Serbinë gjatë muajit korrik.

“Komisioni Evropian vlerëson se Grupkapitulli 3 mund të hapet në korrik, duke konsideruar se Serbia ka bërë disa përpjekje në çështje kyçe specifike dhe se është përmbushur balanca e përgjithshme e nevojshme për hapjen e Grupkapitullit 3”, ka deklaruar Guillaume Mercier, zëdhënës i Komisionit Evropian.

Megjithatë, në mbledhjen e ambasadorëve të BE-së, një numër i madh shtetesh anëtare dolën kundër hapjes së Grupkapitullit 3. Sipas tyre, Serbia ende nuk ka shënuar progres të mjaftueshëm në sundimin e ligjit, nuk i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe vijon të ngjallë dyshime lidhur me orientimin e saj strategjik.

Hapja e këtij grupkapitulli do të sillte zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë, të cilat kanë mbetur të ngrira që prej dhjetorit të vitit 2021.

Në fillim, shkaku kryesor i këtij bllokimi ishte refuzimi i Serbisë për t’u përafruar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Më vonë, si pengesë u shtuan edhe shqetësimet në rritje për gjendjen e sundimit të ligjit dhe standardet demokratike në vend.

të fundit

IKD-ja kërkon gjashtë ndryshime në projektligjin për Byronë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar të enjten një hulumtim parlamentar me gjashtë propozime për amendamentimin e projektligjit…

3 minutes ago

Bajrami kritikon Qeverinë: Çmimet u rritën 7.8% në shtator, ndërsa munguan reformat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e çmimeve në Kosovë, duke thënë…

3 minutes ago

VIDEO/ Protestuesit i vënë zjarrin një godine në Rrugën e Durrësit

Ditën e sotme, një godinë në Rrugën e Durrësit në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë protestës së të rinjve.…

8 minutes ago

Olise mes Real Madridit dhe Bayernit, por Spanja mbetet zgjedhja e tij e preferuar

Michael Olise po e shqyrton mundësinë e transferimit në Spanjë, me Real Madridin që mbetet një nga klubet më të…

9 minutes ago

Protestat në Tiranë, OVL-ja dënon keqpërdorimin e flamurit të UÇK-së dhe kërkon respektimin e simbolit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka dënuar çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të…

12 minutes ago

Kodi Civil pritet sërish në Kuvend, Kurti njofton mbledhjen e grupit punues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Kodi Civil do të rikthehet për shqyrtim në Kuvend, ndërsa ka bërë…

13 minutes ago