Në orën 19:00 është përfunduar procesi i votimit në 18 komunat ku sot u zhvillua balotazhi për zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Pjesëmarrja e qytetarëve luhatej rreth 27-28%, sipas të dhënave paraprake.
Në raundin e parë, qytetarët kishin zgjedhur kryetarët në 20 komuna, ndërsa për balotazh sot votimi u zhvillua në Prishtinë, Prizren, Pejë, Junik, Dragash, Gjakovë, Kaçanik, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Rahovec, Suharekë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Obiliq, Klinë, Mamushe dhe Kllokot.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raportoi se deri në orën 17:00 kishin votuar mbi 27% e zgjedhësve, bazuar në të dhënat e më shumë se 93% të qendrave të votimit që kishin raportuar.
