Categories: kosovë

Bajrami kritikon trajtimin e punëtorëve privatë: Sektori publik merr pagën e 13-të, ndërsa privatit i mungon edhe minimumi

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për grevën e punëtorëve teknikë të shkollave, duke kritikuar moszbatimin e pagës minimale për të punësuarit në sektorin privat.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, ajo tha se punëtorët teknikë të shkollave, të angazhuar nga kompani private me kontrata nga komunat, paguhen ende 390 euro në muaj. Kjo ndodh edhe pse paga minimale prej 500 eurosh bruto hyri në fuqi më 1 korrik 2026.

Bajrami i bëri thirrje Inspektoratit Qendror të Punës të ndërhyjë ndaj kompanive që nuk zbatojnë vendimin për pagën minimale.

“Nëse kompanitë nuk mund t’i përballojnë shpenzimet shtesë që vijnë nga vendimi i Qeverisë, duhet t’i drejtohen kontraktorit të tyre dhe të kërkojnë ndryshimin e kontratave. Por, vështirësitë kontraktuale nuk duhet të zgjidhen kurrë në kurriz të punëtorëve dhe Inspektorati nuk duhet ta lejojë këtë situatë”, u shpreh Bajrami.

Ajo kritikoi gjithashtu dallimin në trajtimin e punonjësve të sektorit publik dhe atij privat, duke rikujtuar se për pagën e 13-të të punonjësve publikë janë ndarë rreth 130 milionë euro.

“Përmes rishikimit të buxhetit, Qeveria ka ndarë rreth 130 milionë euro për pagën e 13-të në sektorin publik, ndërsa punëtorët që pastrojnë shkollat e fëmijëve tanë nuk marrin as pagën minimale. Qeveria duhet të garantojë zbatimin e vendimeve të saj, komunat të mbajnë përgjegjësi për kontratat që kanë lidhur, ndërsa kompanitë private të respektojnë të drejtat e punëtorëve. Paga minimale nuk është privilegj apo zgjedhje: ajo është detyrim ligjor dhe duhet të zbatohet nga të gjithë”, shkroi Bajrami.

të fundit

Vaksinimi kundër gripit sezonal nis të hënën në Maqedoninë e Veriut

Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa aplikimi për imunizim tashmë është hapur…

3 minutes ago

Zulfaj kërkon hapa konkretë për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një sërë takimesh në Bruksel me përfaqësues të institucioneve…

4 minutes ago

Princ Leka mbështet studentët protestues: Të dëgjohet zëri i të rinjve, dhuna dhe intimidimi nga policia janë të papranueshme

Princ Leka, trashëgimtari i Fronit Mbretëror, ka shprehur mbështetjen e tij për studentët shqiptarë që protestojnë, duke bërë thirrje për…

5 minutes ago

Lutfi Dervishi kritikon Ramën: E konsideron votën si çek të bardhë për 4 vite dhe protestën si një bezdi, “edhe kjo do të kalojë”

Policia, Propaganda, Papërgjegjshmëria 1. Policia. Me ndërhyrjet e dhunshme ndaj të rinjve, gjatë protestave dhe jashtë tyre. Që nga dita…

9 minutes ago

Protesta në ditën e pestë, studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Protestat e të rinjve në Shqipëri pritet të vijojnë edhe sot, në ditën e pestë të revoltës kundër qeverisë, me…

15 minutes ago

Neymar zgjedh më të mirin në botë në prag të ceremonisë së Topit të Artë 2026

Neymar Junior ka emëruar lojtarin që ai beson se është aktualisht futbollisti më i mirë në botë përpara ceremonisë së…

23 minutes ago