Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me kërkesën që edhe të punësuarit në sektorin privat të përfshihen në skemën e pagës së 13-të.
None found
Kërkesa e federatës u bë një ditë pasi Qeveria vendosi t’ua ndajë pagën e 13-të punonjësve të sektorit publik.
Në një reagim zyrtar, FSPTSPK i ka bërë thirrje ekzekutivit që të përcaktojë mënyrën dhe masat e duhura për ta shtrirë këtë përfitim edhe te punëtorët e sektorit privat.
Federata paralajmëroi se, nëse kjo nuk ndodh, do të aktivizojë të gjitha mjetet sindikale që i lejon ligji për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të punësuarve privatë. Sipas saj, punëtorët e këtij sektori nuk duhet të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe të përjashtohen vazhdimisht nga përfitimet që mbështeten edhe në kontributet e tyre, transmeton “Bota sot”.
FSPTSPK nënvizoi se sektori privat është një ndër bazat kryesore të ekonomisë së Kosovës dhe ka rol të rëndësishëm në financimin e buxhetit shtetëror përmes pagesës së taksave dhe tatimeve.
Federata theksoi se të ardhurat që krijohen nga puna dhe kontributet fiskale të sektorit privat përdoren nga Qeveria për financimin e pagës së 13-të për punonjësit publikë, ndërsa vetë punëtorët privatë, që ndihmojnë në mbushjen e arkës së shtetit, nuk përfitojnë nga kjo masë.
Për këtë arsye, FSPTSPK kërkoi që Qeveria ta shqyrtojë çështjen me urgjencë dhe të marrë masa për përfshirjen e të punësuarve në sektorin privat në skemën e pagës së 13-të.
Kjo është fotografia e kujdesit shëndetësor maqedonas sot me Hristijan Mickoskin dhe Sasho Klekovskin. Spitali Klinik në Shtip. Një dhomë…
Gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, në rajonet e Sektorëve për Punë të Brendshme në Shkup, në Tetovë, në…
Deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar pas plagosjes së kolegut të tij, Kliti Hoti, gjatë protestës në Tiranë, duke akuzuar…
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me protestën e sotme. Sipas Policisë, është pezulluar inspektori E.A. Ndaj inspektorit ka…
Në disa rrugë që shpien drejt pikave të kalimeve kufitare aktualisht ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të…
Deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar pas plagosjes së kolegut të tij, Kliti Hoti, gjatë protestës në Tiranë, duke akuzuar…