Avokatura Shtetërore ka reaguar ndaj shkrimit me titull “Paraja dhe Presidenti – Bekim Sejdiu para katër muajsh fitoi tender në Ministrinë e Donika Gërvallës”, si dhe raportimeve të djeshme të mediave të tjera për të njëjtën çështje. Institucioni i ka cilësuar të pavërteta dhe të pasakta konstatimet e publikuara.
Sipas Avokaturës Shtetërore, pretendimi se Prof. Dr. Bekim Sejdiu ka “përfituar një tender në Ministrinë e Drejtësisë” e paraqet në mënyrë të shtrembëruar natyrën e angazhimit të tij dhe procedurën përmes së cilës ai është realizuar.
None found
Sejdiu është angazhuar si ekspert vendor në kuadër të dy proceseve të arbitrazhit ndërkombëtar, me propozim të firmave ndërkombëtare të avokatisë që përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e Republikës së Kosovës. Avokatura thekson se ky angazhim është bërë në përputhje me rregullat e prokurimit publik.
Operatori ekonomik “Legalis SSM L.L.C” është i angazhuar në këto dy procese arbitrazhi ndërkombëtar, ku përfaqësohen interesat e Republikës së Kosovës.
Institucioni sqaron se, në rastet e arbitrazhit ndërkombëtar, firmat ndërkombëtare të avokatisë përcaktojnë ekspertizën e nevojshme dhe profilin e ekspertit vendor, në varësi të natyrës së çështjes dhe kërkesave të procesit.
Në rastin konkret, propozimi për angazhimin e Prof. Dr. Bekim Sejdiut ka ardhur nga firmat ndërkombëtare të avokatisë që përfaqësojnë Kosovën në këto procedura. Për këtë arsye, Avokatura Shtetërore e konsideron të pasaktë paraqitjen e këtij angazhimi si “tender i përfituar nga Ministria e Drejtësisë” apo si veprim i bërë për një përfitim të veçantë personal, pasi një formulim i tillë krijon një perceptim të pavërtetë te opinioni publik.
Avokatura Shtetërore, e cila funksionon si agjenci në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka angazhuar vazhdimisht ekspertë vendorë për procedurat e arbitrazhit. Në këto angazhime janë përfshirë edhe profesorë universitarë të profileve të ndryshme, ndërsa në çdo rast janë zbatuar të njëjtat procedura.
Sipas sqarimit, e gjithë procedura për angazhimin e ekspertëve është zhvilluar në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit publik. Kontratat e lidhura janë kontrata kornizë për ofrimin e shërbimeve profesionale në kuadër të proceseve të arbitrazhit ndërkombëtar.
Kontratat kornizë parashikojnë shërbime që mund të ofrohen gjatë një periudhe dyvjeçare. Ato nuk nënkuptojnë që e gjithë shuma e përcaktuar paguhet automatikisht, pasi pagesat kryhen vetëm për shërbimet profesionale të realizuara në proceset përkatëse të arbitrazhit.
Këto shërbime mund të përfshijnë përgatitjen e ekspertizave me shkrim, dhënien e përgjigjeve ndaj argumenteve dhe pretendimeve të palës kundërshtare, pjesëmarrjen në seancat e arbitrazhit, si dhe shërbime të tjera profesionale që lidhen me çështjen.
Avokatura Shtetërore sqaron gjithashtu se shumat e përcaktuara në kontratën kornizë nuk janë të destinuara vetëm për ekspertin vendor. Një pjesë e konsiderueshme e tyre i dedikohet ekspertëve ndërkombëtarë, identiteti dhe të dhënat e të cilëve nuk mund të publikohen për shkak të rregullave të konfidencialitetit që zbatohen në procedurat e arbitrazhit ndërkombëtar.
Ministria e Drejtësisë shprehet se mbetet e angazhuar për transparencën dhe informimin e saktë të opinionit publik. Sipas saj, raportimi për çështje me interes publik duhet të mbështetet në fakte të plota dhe në pasqyrimin korrekt të procedurave institucionale.
Sipas të dhënave paraprake të Zyrës Federale të Statistikave, çmimet e konsumit u rritën me 2.9% krahasuar me gushtin e…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph,…
Deri më tani në vend janë regjistruar gjithsej 55 raste të etheve të Nilit Perëndimor. Nga këto, 53 janë konfirmuar,…
Clinton OseiClinton Osei është futbollisti më i ri i Ilirisë së Fushë-Krujës [...]Read More...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë tronditur tregjet ndërkombëtare. [...]Read More...
Në një komunikim me gazetarët, kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ka kundërshtuar rregulloren e re të GJKKO-së, ku…