Categories: kosovë

Auditimi zbulon parregullsi në MASHTI: dy vetura zyrtare, smartboard-e dhe asete të tjera nuk figurojnë si pasuri

Gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2025 në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Zyra Kombëtare e Auditimit ka identifikuar një varg të gjerë parregullsish, që përfshijnë menaxhimin e pasurisë, raportimin financiar, pagesat, kontratat dhe zbatimin e rekomandimeve të dhëna më herët.

Një nga çështjet më të theksuara në raport ka të bëjë me evidencimin e pasurisë. Auditori ka konstatuar se ministria e ka paraqitur pasurinë më ulët sesa gjendja reale, për shkak se nuk ka regjistruar një sërë asetesh, mes tyre pajisje laboratorike, inventar për shkolla, automjete zyrtare, smartboard-e dhe pajisje të tjera. Vetëm në dy raste, nga mosregjistrimi i plotë i pasurisë, është konstatuar një nënvlerësim prej 6,710 eurosh. Në të njëjtën kohë, disa pajisje të teknologjisë informative ishin futur dy herë në regjistra, gjë që ka sjellë një mbivlerësim të pasurisë prej 11,407 eurosh.

Të lidhura

None found

Auditimi ka nxjerrë në pah edhe faktin se dy vetura zyrtare me vlerë 78 mijë euro, smartboard-e, pajisje laboratorike dhe një çerdhe modulare nuk ishin evidentuar si duhet në regjistrat e pasurisë së ministrisë, duke ndikuar në paraqitjen reale të aseteve.

Sipas raportit, “Furnizime me pako laboratorike dhe inventar për shkolla në vlerë prej 801,271 euro që nuk ishin regjistruar si duhet në regjistrat e pasurisë. Blerja e dy veturave zyrtare në vlerë prej 78,468 euro, të cilat po ashtu figuronin në kategorinë e pasurive të paregjistruara siç duhet. Blerja e smartboard-ëve (tabelave të mençura) në vlerë prej 13,800 euro. Pajisje të tjera në vlerë prej 33,742 euro. Ndërtimi i një çerdheje të parafabrikuar modulare në Fushë Kosovë në vlerë prej 206,578 euro, e cila gjithashtu ishte pjesë e pasurive me probleme në regjistrim”.

Një tjetër gjetje lidhet me objektet arsimore të financuara nga ministria, të cilat ende nuk janë bartur në pronësi të komunave, edhe pse kushtet për dorëzim ishin përmbushur. Sipas auditorit, kjo është një çështje e evidentuar edhe në të kaluarën dhe vazhdon të mos marrë zgjidhje.

Parregullsi janë evidentuar edhe në raportimin e detyrimeve kontingjente. Raporti thekson se dy lëndë janë klasifikuar gabimisht si obligime të papaguara, çka ka sjellë mbivlerësim të obligimeve të papaguara dhe nënvlerësim të detyrimeve kontingjente për mbi 2.1 milionë euro.

Në fushën e prokurimit dhe administrimit të kontratave, auditimi ka konstatuar se ministria nuk e ka përdorur sistemin e e-prokurimit për menaxhimin e kontratave, pavarësisht kërkesave të ligjit dhe rekomandimeve të vazhdueshme të auditorit.

Raporti evidenton gjithashtu vonesa në ekzekutimin e pagesave. Në 15 raste, në vlerë totale prej 380,410 euro, pagesat janë bërë me vonesë, duke nisur nga shtatë ditë e deri në 11 muaj pas afatit ligjor 30-ditor.

Vonesa janë konstatuar edhe në furnizimin me mallra. Në tri raste, me vlerë të përgjithshme 100,472 euro, dorëzimi i mallrave është bërë nga 10 deri në 24 ditë pas afateve të përcaktuara në kontrata.

Raporti ngre po ashtu shqetësime për keqklasifikimin e shpenzimeve dhe dobësitë në kontrollin e brendshëm financiar, problematikë që, sipas auditorit, ka vazhduar të përsëritet edhe gjatë vitit 2025.

Sipas auditimit, nga 15 rekomandimet e dhëna në auditimin paraprak, një pjesë vazhdojnë të mbeten pa u zbatuar. Mes tyre përfshihen çështjet që lidhen me menaxhimin e pasurisë, bartjen e objekteve te komunat, detyrimet kontingjente, pagesat me vonesë dhe administrimin e kontratave.

të fundit

Trump vazhdon kritikat ndaj Melonit: Dikur ishte fanatike pas meje, tani s’e dua më as si mbështetëse

Donald Trump i është rikthyer edhe një herë kryeministres italiane Giorgia Meloni, përmes një deklarate të shkurtër të dhënë për…

21 minutes ago

Arteta hap rrugë ndryshimeve, Arsenali vendos në treg katër lojtarë të ekipit të parë

Arsenali ka vendosur të ndërmarrë lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës, duke nxjerrë në treg katër futbollistë të skuadrës…

21 minutes ago

Manchester United futet në garë për Eduardo Camavingan, Real Madridi i hapur ndaj ofertave

E ardhmja e Eduardo Camavingas te Real Madridi mund të vihet në diskutim gjatë afatit kalimtar të verës, me klubin…

22 minutes ago

“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”/ Marshimi masiv i protestuesve: PD, PS këlysha komunistësh

Protestuesit janë zhvendosur në rrugët e Tiranës, pas protestës masive te kryeministria. Duke brohoritur njëzëri, qyteatrëy janë afruar pranë Policisë…

25 minutes ago

Po vijnë për protestën? Radhë të gjata automjetesh në Kapshticë, pritje me orë të tëra për hyrjen në Shqipëri

Udhëtarët që po vijnë nga Greqia po përballen me një fluks i lartë automjetesh është regjistruar gjatë orëve të fundit…

35 minutes ago

Meloni përballet me Sánchez në Këshillin Evropian për migracionin, kërkon diskutim mbi vendimin e Spanjës për 500 mijë azilkërkues

Në mbledhjen e së enjtes në Bruksel mes liderëve të BE-së, kryeministrja italiane Giorgia Meloni pati një përballje me homologun…

39 minutes ago