Ditë më parë, Bordi i Administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”- Shkodër ka emëruar Mark Mollën si administrator të Universitetit.
Menjëherë pas emërimit të shumta kanë qenë reagimet në Shkodër. Ndër të parat ka qenë gazetarja Brunilda Dibra, e cila ka reaguar ashpër ndaj emërimit të Mark Mollës si administrator i ri i Universitetit të Shkodrës, duke rikthyer në vëmendje akuza dhe dyshime nga e kaluara e tij që, sipas saj, mbeten të paqarta, shkruan Albeu.com
None found
Në një postim kritik, ajo ngre shqetësime mbi integritetin dhe përgjegjësinë e figurave publike, duke e lidhur këtë vendim me fenomenin e riciklimit të emrave në institucione dhe harresën e shpejtë të opinionit publik.
Sipas të dhënave të publikuara, emërimi i Mark Mollës si administrator i Universitetit “Luigj Gurakuqi” ka ngritur pikëpyetje mbi përputhshmërinë me kriteret ligjore të parashikuara në nenin 51 të ligjit për arsimin e lartë. Ky nen përcakton se administratori i universitetit publik duhet të administrojë çështjet financiare të institucionit dhe të jetë përfaqësues ligjor për to, ndërsa kandidati nuk duhet të jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe as i përfshirë në abuzime gjatë administrimit të institucioneve publike.
Sipas informacioneve, Mark Molla, i datëlindjes 25 maj 1961, është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Shkodrës me vendimin nr. 143, datë 2 qershor 1989, për përvetësim të pasurisë publike, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh zyrtare. Po ashtu, përmendet Raporti i Auditimit nr. 5/1, datë 17 janar 2022, i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, ku evidentohen shkelje dhe problematika financiare për periudhën 1 korrik 2017 – 31 dhjetor 2021, kohë kur Molla ka mbajtur detyrën e administratorit.
Sipas këtij raporti, janë konstatuar parregullsi në disa procedura tenderuese, në administrimin e furnizimit me ujë në zonën e Velipojës, si dhe në kontrata për automjete, pajisje hidraulike dhe investime në rrjetin e ujësjellësit. Në material theksohet gjithashtu se një nga rekomandimet e KLSH për Bashkinë Shkodër ka qenë largimi i tij nga detyra.
Ndërkohë disa vite më vonë, pikërisht në vitin 2026, Bordi i Administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”- Shkodër ka emëruar Mark Mollën si administrator ekonomiko-financiar i unversitetit të Shkodrës, një person që ka qenë i dënuar me burg për përvetësim të pasurisë publike, shpërdorim detyre e falsifikim dokumantesh zyrtare. /albeu.com/
Në një takim me përfaqësues të bankave, kreu i qeverisë Edi Rama, i ka cilësuar protestat e dhunshme si një…
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, i ka bërë thirrje kryeministrit dhe klasës politike shqiptare që të gjejnë një…
Pedagogia Enkelejda Olldashi ka marshuar sot në mbështetje të studentëve, duke përcjellë një mesazh të fortë për rininë, protestën dhe…
Në kuadër të protestës së pedagogëve në mbështetje të studentëve dhe të rinjve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama,…
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e ka mbështetur amendamentin për ndarjen e 1 milion eurove për pajisje, proteza…
Egnatia Ditën e nesërme, Egnatia do të zbresë në fushë për të zhvilluar ndeshjen e dytë në Conference League [...]Read…