Në Kongresin e nëntë zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i organizuar me theks te forcimi i dialogut social dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, Atdhe Hykolli u rizgjodh kryetar i BSPK-së edhe për një mandat tjetër.
None found
Në këtë kongres morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, si edhe përfaqësues të sindikatave nga rajoni dhe Evropa, të cilët vunë në pah peshën që ka dialogu social, respektimi i të drejtave të punëtorëve dhe roli i sindikatave në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit.
Atdhe Hykolli do të vazhdojë ta udhëheqë edhe për një mandat Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
“Na pret marrëveshja e përgjithshme kolektive që është shumë e rëndësishme, na presin edhe shumë punë të tjera që i kemi në arenën ndërkombëtare sepse na tash jemi pjesë e Këshillit ekonomiko-social evropian i cili është shumë i rëndësishëm sepse Kosova mund ta fitoj statusin edhe me përkrahjen e BSPK-së. Ne këtë vend e dojmë e duhet të punojmë po fillimisht duhet të bëjmë një dialog social shumë të sinqertë në Kosovë e pastaj të vazhdojmë me rrugët tjera që i kemi”, tha ai.
Në punimet e kongresit të nëntë zgjedhor ishin të pranishëm edhe përfaqësues të sindikatave të tjera nga vendi dhe rajoni.
“Dialogu që na forcon ka rëndësi thelbësore. Dialogu ndërmjet sindikatave dhe punëdhënësve është me rëndësi themelore, sepse mundëson arritjen e kompromiseve që përfitojnë e gjithë ekonomia dhe shoqëria. Për këtë, shtetet e BE-së e kanë përfshirë dialogun social në Traktatin e BE-së 30 vjet më parë“, theksoi Peter Scherrer, përfaqësues i Konfederatës Evropiane të Sindikatave-Bruksel.
“Forca e një kombi nuk matet vetëm me ushtrinë e tij as me ekonominë, forca e një kombi matet me mënyrën se si i trajtojmë punëtorët dhe qytetarët e vet, kur respektohet puna, kur mbrohet punëtori, forcohet shteti, kur dëgjohet zëri i sindikatave forcohet demokracia dhe kur shqiptarët bashkohen për drejtësi sociale nuk ka sfidë që nuk kapërcehet”, pohoi Kolë Nikollaj, president i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ndërkaq, premtoi politika qeveritare të orientuara drejt krijimit të një tregu pune më dinjitoz për të gjithë.
“Shteti ynë po kalon një fazë të rëndësishme të konsolidimit ekonomik dhe institucional dhe në këtë proces punëtorët mbeten shtylla kryesore e zhvillimit të vendit, prandaj politikat tona janë të orientuara drejt ndërtimit të një tregu pune më të drejt dhe më dinjitoz për të gjithë”, tha ai.
Gjatë zhvillimit të kongresit, delegatët trajtuan raportin financiar, zhvillimet në fushën e dialogut social, si dhe çështjen e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur se drafti i nismës së re ligjore për Dhomat e Specializuara…
Komandanti i KFOR, Roberto Vergori, ka zhvilluar vizitë te Ura e Ibrit në Mitrovicë, duke theksuar përkushtimin për siguri dhe…
“Al Jazeera”, i ka kushtuar një artikull protestës antiqeveritare të zhvilluar më 28 nëntor në Tiranë, ku pati përplasje mes…
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj raportit të Qeverisë Kurti, duke vënë në pikëpyetje pretendimin për ndërtimin e…
Mbrëmjen e djeshme, reshjet e dëborës mbuluan çatitë, rrugicat dhe peizazhin malor të fshati turistik Dardhë, kanë vijuar edhe sot.…
Chelsea po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa rezultatet e fundit kanë shtuar presionin mbi trajnerin Xabi Alonso, i cili…