Categories: kosovë

ARRU-ja u zgjat licencat tetë operatorëve të ujësjellësit për periudhën 2026-2031

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) ka miratuar rinovimin e licencave për shtatë kompanitë rajonale të ujësjellësit (KRU), si dhe për ndërmarrjen hidroekonomike “Ibër-Lepenci” sh.a.

Të lidhura

None found

Licencat e reja do të jenë të vlefshme për pesë vjet, përkatësisht nga 11 shtatori 2026 deri më 10 shtator 2031.

Dokumentet u dorëzuan gjatë një ceremonie solemne kryeshefave ekzekutivë të operatorëve përkatës:

KRU “Prishtina” sh.a., Prishtinë;

KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a., Prizren;

KRU “Hidrodrini” sh.a., Pejë;

KRU “Gjakova” sh.a., Gjakovë;

KRU “Mitrovica” sh.a., Mitrovicë;

KRU “Bifurkacioni” sh.a., Ferizaj;

KRU “Hidromorava” sh.a., Gjilan;

N.H. “Ibër-Lepenci” sh.a., Prishtinë.

Gjatë ceremonisë, zëvendësdrejtori i ARRU-së, Abedin Azizi, vlerësoi angazhimin e kompanive në furnizimin e konsumatorëve me shërbime të ujit dhe bashkëpunimin e tyre në procesin e licencimit.

Ai tha se licencimi i ofruesve të shërbimeve të ujit përbën një ndër funksionet themelore të ARRU-së, pasi në këtë proces shqyrtohen dhe konfirmohen kapacitetet teknike, financiare dhe menaxheriale të kompanive.

Sipas Azizit, licenca përcakton përgjegjësitë ligjore dhe rregullatore të operatorëve, shërbimet që ata lejohen të ofrojnë, territorin ku veprojnë dhe rregullat që duhet të respektojnë gjatë operimit.

“Licenca e shërbimit është përgjegjësi dhe detyrim për ju që të ofroni shërbime cilësore, efikase dhe të sigurta për të gjithë konsumatorët tuaj pa dallim, si dhe të kujdeseni për qëndrueshmërinë financiare të kompanive tuaja”, deklaroi Azizi.

Arsim Fetahu, kryeshef ekzekutiv i KRU “Prishtina”, foli në emër të bordit të drejtorëve të SHUKOS-it. Ai shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të ARRU-së, si gjatë procedurës së licencimit, ashtu edhe në veprimtarinë e përditshme të kompanive.

Aktiviteti përfundoi me dorëzimin e licencave nga Abedin Azizi te kryeshefët ekzekutivë të KRU-ve dhe të N.H. “Ibër-Lepenci”.

ARRU-ja njoftoi se do të vijojë të mbështesë dhe të ndihmojë përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të ujit në Kosovë.

të fundit

Alessio Aliaj flet për fotot me Jonida Maliqin në dasmën e Kidës: “Gjërat rrjedhin vetë

Modeli Alessio Aliaj ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Në shtëpinë tonë” me Alban Musën, ku ndau me…

6 minutes ago

Osloja i jep lamtumirën e fundit Mbretit Harald V, në ceremoni marrin pjesë familjet mbretërore europiane

Norvegjia i ka dhënë sot lamtumirën e fundit Mbretit Harald V, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare,…

6 minutes ago

Arben Ahmetaj zbardh bisedat e Ron Yeffet: Procesi do të bëhet, por në mënyrë të heshtur! Do të ketë shumë zhurmë…

Në një intervistë për News24, ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, ka zbardhur bisedat mes biznesmenit Ron Yefet dhe disa…

8 minutes ago

Musliu: Kurti po bashkërendon me Listën Serbe për të vonuar konstituimin e Kuvendit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se është në koordinim me Listën Serbe për…

10 minutes ago

DPHM paralajmëron stuhi lokale nga e mërkura

Departamenti Meteorologjik paralajmëron se nga e mërkura, 9 shtator, deri në fund të javës, do të ketë kushte për stuhi…

15 minutes ago

Nuk ka luks për të pritur”, Rooney paralajmëron Carrickun për presionin te Man Utd

Wayne Rooney ka dhënë një paralajmërim të fortë për ish-bashkëlojtarin e tij, Michael Carrick, duke lënë të kuptohet se trajneri…

18 minutes ago