Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka marrë një opinion të kualifikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për pasqyrat financiare të vitit 2025. Çështjet e ngritura nga auditori u shqyrtuan në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u shprehën shqetësime lidhur me pasaktësitë në raportimin financiar dhe dështimin për të zbatuar rekomandimet e viteve të mëparshme.
Kryetari i komisionit, Besian Mustafa, vuri në dukje se një opinion i kualifikuar nuk është një vlerësim pozitiv për ndërmarrjen. Ai sqaroi se auditori ka konstatuar mbivlerësim të të ardhurave dhe, si pasojë, edhe të fitimit neto, si dhe pasaktësi në zërat e TVSH-së dhe llogaritë e arkëtueshme.
None found
Sipas Mustafës, një tjetër gjetje e rëndësishme lidhet me mosrishikimin e vlerës së mbetur të aseteve për vitin raportues 2025, gjë që ka sjellë mangësi në regjistrin e pasurive. Në raportin e auditimit janë dhënë gjithsej 19 rekomandime, prej të cilave 6 janë të reja, 3 pjesërisht të përsëritura dhe 10 të përsëritura plotësisht nga viti i kaluar.
Mustafa theksoi se ndërmarrja i ka mbivlerësuar të hyrat për 27 mijë e 427 euro, çka ka ndikuar në mbivlerësimin e fitimit neto me të njëjtën vlerë. Po ashtu, shpenzimet e TVSH-së janë mbivlerësuar për 2 mijë e 390 euro, ndërsa llogaritë e arkëtueshme për 29 mijë e 880 euro, për shkak të faturimit financiar të një ujëmatësi që shërben vetëm për matjen e sasisë së ujit, jo për faturim direkt.
Kryesuesi i Bordit të KRU Prishtina, Bashkim Pllana, dha shpjegime para anëtarëve të komisionit lidhur me disa prej gjetjeve. Ai sqaroi se ujëmatësi në fjalë është një matës kryesor i instaluar në një ndërmarrje, i cili furnizon edhe rreth 50 deri në 60 objekte të tjera të dhëna me qira. Sipas tij, ndërmarrja është mbështetur në Ligjin për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, duke argumentuar se ky matës përdoret për matjen e konsumit, jo për faturim të drejtpërdrejtë.
Pllana shpjegoi se uji i konsumuar nga institucionet e caktuara nuk faturohet, por vetëm matet, njësoj si në rastin e banesave kolektive ku një matës kryesor në hyrje shoqërohet me matës individualë për banorët që faturohen veçmas. Ai shtoi se problemi me amortizimin e aseteve vjen nga një sistem softuerik i instaluar në vitin 2022, i cili nuk kishte gjeneruar amortizimin e llogaritur për disa asete.
Gjatë raportimit, Pllana ngriti edhe çështjen e disa subjekteve komerciale që kanë pamundësuar qasjen në ujëmatës duke vendosur objekte të rënda mbi ta. Ai tha se komisioni i KRU-së ka kryer inspektimet përkatëse dhe se rastet janë përgatitur për trajtim gjyqësor. Pllana kundërshtoi gjithashtu disa nga borxhet e evidentuara, duke përmendur një shumë prej 402 eurosh për të cilën kërkohet sqarim i mëtejshëm, duke e cilësuar atë si jo reale.
Gjetjet e auditimit dhe shpjegimet e drejtuesve u diskutuan në kuadër të mbikëqyrjes parlamentare të menaxhimit financiar të KRU Prishtina. Po ashtu, komisioni shqyrtoi edhe raportin e auditimit për pasqyrat financiare të NPH-së “Ibër-Lepenc” Sh.A. për vitin 2025.
Presidentja Justina Shiroka-Pula, priti në takim profesorin Daniel Serwer, ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë…
Reshjet e fundit të shiut kanë rikthyer problematikat në tunelin e Shkopetit, ku uji rrjedh përgjatë gjithë gjatësisë së tij,…
Chelsea po planifikon një sulm të jashtëzakonshëm prej 180 milionë eurosh në janar nga Barcelona për Fermin Lopez dhe Jules…
Ministria e Punëve të Brendshme ka digjitalizuar edhe një shërbim tjetër administrativ, duke mundësuar që nga sot aplikimet për herë…
Kupa e Shqipërisë Kanë nisur pjesët e para në 6 ndeshjet e ditës së sotme që përmbyllin edhe turin e…
Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur sërish fjalën e tij në Kuvend, ku nuk ka kursyer kritikat dhe akuzat…