kosovë

Arrestohet blogerja e njohur serbe, dyshohet se së bashku me burrin ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej pas vrasjes së policit

Policia serbe ka arrestuar Ivana Radovanoviç, blogere e cila dyshohet se sëbashku me bashkëshortin e saj Zoran, i cili u vu në pranga në Bijelijina, ndihmuan autorin e vrasjes së policit Nikola Krsmanoviç dhe plagosjen e kolegut të tij Vjekoslav Iliç në Loznica.

Sipas mediave serbe, dyshohet se të dy së bashku kanë rregulluar transportin e vrasësit, Faton Hajrizi, i cili sot u ekzekutua nga policia.

Bashkëshorti i blogurës, Zoran Radovanoviç është i njohur për policinë pasi ka qenë dënuar me tetë vjet burg në Gjykatën Speciale në Beograd për trafik droge, por ai u arratis dhe për të ishte lëshuar edhe një urdhër.

Siç u zbulua gjatë arrestimit, ai kishte falsifikuar dokumentet me vete dhe taksisti që drejtonte Hajrizin, pas arrestimit tha se i kishte thënë të shkonte te një farë Marko Markoviç “i cili ka hotel në Bijeljina”.

të fundit

Rreth 60% e zviceranëve votojnë pro ndalimit të fishekzjarrëve me zhurmë të lartë

Zvicra do të kufizojë përdorimin e fishekzjarrëve që shkaktojnë zhurmë të madhe, pasi nisma për ndalimin e tyre u miratua…

43 seconds ago

Manchester City kundërshton vendimet në ndeshjen me Arsenalin, kërkon sqarime zyrtare nga PGMOL

Manchester City ka reaguar zyrtarisht pas barazimit 2-2 ndaj Arsenalit, duke shprehur pakënaqësi të madhe për disa vendime të gjyqtarëve…

1 minute ago

Zgjedhjet në Spanjë/ 83-vjeçarja shkon me karrigen e saj para selisë së PP-së për të pritur rezultatet

Një 83-vjeçare ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ndjekur natën e zgjedhjeve në Spanjë. [...]Read More...

1 minute ago

Pësojmë gola që mund të shmangen”, Eneo Bitri përfshin edhe Dinamon në garën për titull

Eneo Bitri Egnatia mori fitore të rëndësishme në Rrogozhinë duke mposhtur 2-1 Elbasanin [...]Read More...

19 minutes ago

Glen Daja pas humbjes në Rrogozhinë: Elbasani ishte më i mirë, më vjen keq për pikët

Glen DajaElbasani u mposht nga Egnatia në Rrogozhinë, ndeshja e fundit e vlefshme për javën e 13-të në Superiore [...]Read…

25 minutes ago

Egnatia fiton ndaj Elbasanit, Nevil Dede: Karakteri i skuadrës na mban me kokën lart

Nevil DedeEgnatia mposhti Elbasanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në “Abissnet Superiore” [...]Read More...

31 minutes ago