Faton Hajrizi është varrosur ditën e sotme në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të Komunës së Skenderajt në Kosovë.
Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarët, miqtë e tij dhe një numër i madh qytetarësh siç shfaqet edhe në pamjet nga ceremonia mortore.
None found
Hajrizi u arratis nga burgu i Smrekonicës më datën 6 korrik.
Ai kishte vuajtur më shumë se 17 vite burg në Kosovë, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte njoftuar se atij i kishin mbetur dënim edhe 7 vite e 6 muaj.
Ai ishte i dënuar për vrasjen e një ushtari rus gjatë vitit 2000, si dhe për disa vepra penale tjera.
Hajrizi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rasti i tij mori krejtësisht rrjedhë tjetër me datën 18 korrik, kur mediat serbe raportuan për vrasjen e një polici serb në Loznicë.
Pas vrasjes së policit serb, autoritetet në Serbi e shpallën në kërkim Faton Hajrizin.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë më 19 korrik njoftoi se pas një kërkim intensiv për Faton Hajrizin, ai është gjetur dhe ekzekutuar gjatë një shkëmbimi me armë zjarri.
Dy javë pas vrasjes, trupi i pajetë i Faton Hajrizit mbërriti në Kosovë pas dhënies së lejes nga Beogradi.
Thomas Markle Sr., babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, është transferuar në një qendër të specializuar për kujdesin e…
Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Connor Ëhiters është shpallur “MVP” i Javës së shtatë në Superligë, ka njoftuar Federata e…
Barcelona vazhdon të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, në përpjekje për ta transferuar…
Detaje të tjera bëhen me dije nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së…
Me fillimin e muajit nëntor, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur fushatën e “Tetorit Rozë”, muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të…
Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër, ku për pasojë humbi jetën një 67-vjeçare e cila ishte duke ecur në…