Vendimi i SPAK-ut për ta lënë në arrest shtëpie dhe për ta pezulluar nga detyra drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka shkaktuar reagime edhe në Kosovë.
None found
Mes zërave që kanë komentuar rastin është edhe Rron Gjinovci. Ai rikujtoi angazhimin e mëparshëm të Hysenit në institucionet e sigurisë së Kosovës, si dhe kalimin e saj në Shqipëri, ku fillimisht mori detyrën e këshilltares së kryeministrit Edi Rama për sigurinë kombëtare dhe më vonë u vendos në drejtimin e SHISH-it.
Gjinovci vë në pikëpyetje mënyrën se si institucionet kosovare e menaxhuan kalimin e një ish-zyrtareje të lartë të inteligjencës së Kosovës drejt strukturave të sigurisë shqiptare. Sipas tij, ky zhvillim duhej të shoqërohej me verifikime nga institucionet e Kosovës. Në një reagim të publikuar në Facebook, ai ngre gjithashtu dyshimin për rrjedhje të mundshme informacioni dhe akuzon institucionet kosovare për mosveprim, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë
SPAK-u ka vendosur në arrest shtëpie dhe ka pezulluar nga detyra Vlorë Hysenin, drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shqiptar.
Para se të vijonte karrierën në Shqipëri, Vlora Hyseni kishte punuar në AKI. Në Shqipëri ajo arriti, në mënyrë të befasishme, në nivelet më të larta të strukturave të sigurisë. Për rreth dy vjet shërbeu si këshilltare e Edi Ramës për sigurinë kombëtare, ndërsa në vitin 2023 Rama e propozoi për postin e drejtueses së shërbimit inteligjent të Shqipërisë.
Në rrethana normale, institucionet e Kosovës do të duhej ta hetonin për mundësinë që informacione të ishin përcjellë te Edi Rama, por te ne nuk ka shtet.
Në fillim të vitit 2023, Edi Rama vendosi të emërojë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror një emër jo shumë…
Një rrjet i gjerë mashtrimi financiar, i dyshuar se është krijuar me mbështetjen e Kremlinit, ka mundësuar që kompania ruse…
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Turqisë dhe SHBA-së, duke e vënë theksin…
Vendimi dënues ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë u përcoll me protesta në Prishtinë, ku pati…
Presidenti i FSHF, Armand Duka dhe Kombëtarja shqiptarePresidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte pranë ekipit Kombëtar mbrëmjen e…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) firmosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me kërkesë të…