Categories: kosovë

Armatimi serb ngre alarmin në rajon, eurodeputeti kërkon reagim urgjent

Në një intervistë live për Euronews Albania, eurodeputeti kroat Davor Ivo Stier u pyet nga gazetarja Esmeralda Mulaj nëse armatosja e Serbisë dhe lidhjet e saj me Rusinë e Kinën përbëjnë shqetësim për Europën dhe Kroacinë. Stier sqaroi se alarmi nuk lidhet vetëm me riarmatimin, por edhe me blerjen e armëve sulmuese.

Të lidhura

None found

Ai tha se Parlamenti Europian ka qenë institucioni më kritik ndaj regjimit të Beogradit. Sipas tij, PE i ka kërkuar Komisionit Europian të ndryshojë kurs dhe të ndërpresë financimet, pasi politikat e ndjekura deri tani nuk kanë sjellë rezultate pozitive.

“Shqetësimi ynë shkon përtej riarmatimit dhe përfshin edhe blerjen e armëve ofensive, si raketat balistike të siguruara nga Kina. Pyetja që shtrohet është se për çfarë i nevojiten Serbisë këto armë. Këtë shqetësim e kemi ngritur edhe në rezolutën e Parlamentit Europian për Serbinë.

Kemi vërejtur se regjimi serb nuk po përparon aspak drejt vlerave europiane. Veçanërisht pas sulmit të Banjskës, Parlamenti Europian ka kritikuar ashpër edhe reagimin e institucioneve të tjera, mes tyre Komisionin Europian. Këtij të fundit i kemi kërkuar të ndjekë politika të përshtatshme, duke bërë të qartë se Serbia nuk po zbaton reformat dhe se nuk duhet të marrë më fonde.

Do të thoja se Parlamenti Europian ka qenë institucioni më kritik për politikat ndaj Serbisë. Ndërkohë, Komisioni vijon të zbatojë dhe të ndjekë qasje me shpresën se ato do të japin rezultat, ndonëse deri më tani rezultatet kanë qenë negative.

Është, natyrisht, një deklaratë shqetësuese. Në vend që të marrë parasysh mesazhet e institucioneve europiane, veçanërisht ato të Parlamentit Europian, Beogradi, siç kemi parë deri tani, vazhdon të ndjekë politikat e veta. Për shembull, vetëm dje Ministria e Jashtme e Serbisë shpërndau një notë verbale proteste kundër lirisë së medias në Kroaci.

Kjo përbën ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të një shteti, dhe ndodh në një periudhë kur Serbia është në prag të zgjedhjeve. Kjo nuk është rruga e duhur për të ecur përpara. Mendoj se duhet t’i bëhet e qartë Serbisë se politikat e saj të brendshme nuk po e çojnë drejt Bashkimit Europian”, deklaroi eurodeputeti.

të fundit

Shaqiri kritikon rolin te Baseli: Nuk jam këtu për të qëndruar në stol

Xherdan Shaqiri ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij me situatën në të cilën po gjendet te Baseli, pasi u la…

4 minutes ago

Enis Rexhepi shkëlqen sërish, realizon penallti spektakolare në stilin “Panenka

Sulmuesi Enis Rexhepi po e dëshmon se do të jetë një kandidat serioz për të marrë ftesë nga Kosova edhe…

10 minutes ago

Trendafilov: Shporta minimale sindikale u rrit me 5.300 denarë brenda një viti

5300 denarë është rritur shporta minimale sindikale për një vit, kryesisht nga dhjetori I vitit të kaluar deri më tani…

19 minutes ago

Xhamia e Larme në Tetovë, një hap më afër UNESCO-s – nis procedura për listën tentative

Xhamia e Larme në Tetovë ka nisur procesin për t’u përfshirë në Listën Tentative të UNESCO-s, si hap i parë…

19 minutes ago

Police unexpectedly enter Skanderbeg Square with two water cannon trucks during protest

Një lëvizje e beftë e Policisë ka ndodhur në këto momente të protestës. Policia ka hyrë në Sheshin Skënderbej me…

25 minutes ago

A group of protesters gathers again in the square, marches toward the Prime Minister’s Office

Mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme, protesta në Tiranë vijon prej shumë orësh me tone të ashpra. Pas shpërndarjes së…

26 minutes ago