kosovë

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Berisha: Rama u urdhërua nga Vuçiç

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një akt tradhtie ndaj Kosovës vendimin e njëanëshëm të kryeministrit Edi Rama për të anuluar mbledhjene përbashkët të dy qeverive e parashikuar të zhvillohej në 14 qershor në Gjakovë.

Përmes një reagimi berisha thekson se Rama i tërbuar nga refuzimi që i bënë qytetarët dhe qeveria e Kosovës draftit të tij, vendosi të anulojë mbledhjen e dy qeverive, e cila i shërben vetëm Vuçiçit.

Të lidhura

None found

Reagimi i Berishës:

Rama me urdhër të Vuçiç anulon takimin me qeverinë e Kosovës!

Në një akt antikombëtar prej argati të neveriteshëm të serbomadhit Vuçiç, i ngërthyer nga skandali McGonigal, Edi Rama i nxirë sterrë me një protagonizëm qesharak idiotesk, njoftoi anullimin e takimit të njoftuar prej kohësh midis dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si fillimi i sanksioneve ndaj kësaj qeverie. Ky vendim për anulimin e mbledhjes si hakmarrje për hedhjen poshtë nga qeveria dhe forcat politike të Kosovës të draftit të tij të marrë në sirtaret e Beogradit, dëshmon së çfarë është i gatshëm të bëjë ky njeri për serbomadhin Vuçiç, por dhe lëkurën e tij, pasi është në hetim penal për aferën McGonigal, korruptimin e ish shefit të kundërinteligjencës së Neë York-ut në kohën kur ai ishte në detyrë. Shtoj këtu se, javë më parë dosja shqiptare e McGonigal me personazhë kryesorë Ramën dhe bashkëpuntorët e tij u bashkua për shkak të lidhjeve me dosjen ruse.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e ndërhyrjes brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos harrojë se Edi Rama në këtë sherr më qeverinë e Kosovës mbron interesa personale dhe se, që nga ardhja e tij në pushtet ai është protagonist kryesor i projekteve të Serbisë së Madhe dhe ndarjes së Kosovës me Aleksandër Vuçiç.

Së fundi ju bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës të bëjnë çdo përpjekje për ç’tensionimin e situatës dhe rikthinin në axhendën e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e saj si interesi më i mirë i Kosovës, por edhe paqes dhe stabilitetit në rajon.

të fundit

Mickoski zhvillon takim me drejtuesit e VLEN-it për rikonstruimin e Qeverisë

Pasditën e sotme ka nisur takimi i paralajmëruar ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe përfaqësuesve të VLEN-it,…

11 minutes ago

Largimi i deputetes Marjana Koçeku, Rama paralajmëron Grupin e PS: Mos u çudisni, në këtë rrugë do kemi shumë të tjerë që do na dalin përballë

Gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Socialiste, Edi Rama me tonë të ashpra ka lëshuar lum akuzash ndaj protestës që…

12 minutes ago

Banorët e Debreshit protestojnë për ujin e pijshëm, dëmtohen xhamat në hyrjen e Komunës së Gostivarit

Banorët e Debreshit kanë ngritur zërin kundër mungesës së vazhdueshme të ujit të pijshëm, duke organizuar protestë dhe duke kërkuar…

12 minutes ago

Destinacionet më të bukura vizituar me makinë në Shqipëri

Liria për të rizbuluar gjeografinë Destinacionet më mbresëlënëse të Shqipërisë zbulohen plotësisht vetëm kur udhëtarët marrin timonin në duart e…

16 minutes ago

FC Prishtina vë në funksion sallën moderne për konferenca dhe analiza, ndërsa vijon investimet

FC Prishtina po vazhdon investimet në infrastrukturën e klubit në prag të sezonit të ri, duke funksionalizuar një sallë moderne…

30 minutes ago

Dosja hetimore/ SPAK kontrolle tek biznesmeni Dodë Doçi dhe kompania “Lura” në Lalz

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK),  ka kontrolluar deri më tani 17 biznesmen dhe mbi 30…

34 minutes ago