Categories: kosovë

Anton Quni përshëndet marrëveshjen LDK-LVV për kandidimin e Bekim Sejdiut për president

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, e ka cilësuar si të mirëpritur marrëveshjen ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), sipas së cilës Prof. Dr. Bekim Sejdiu është propozuar për kandidat për President të Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas Qunit, ky dakordim përbën dëshmi të pjekurisë politike dhe të përgjegjësisë ndaj qytetarëve, pasi interesi i shtetit është vendosur mbi mospajtimet ndërmjet partive.

“Me kënaqësi dhe shpresë të madhe për stabilitetin institucional të vendit, e mirëpres marrëveshjen e arritur mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje që Prof. Dr. Bekim Sejdiu të propozohet për President të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Quni.

Deputeti i LDK-së ka folur edhe për historinë e familjes Sejdiu, duke nënvizuar kontributin e saj në rezistencën paqësore dhe politike të udhëhequr nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, si dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Quni ka bërë të ditur se e njeh nga afër heroin e Kosovës, Arben Sejdiu, të cilin e ka pasur bashkëluftëtar.

“Duke e njohur nga afër bashkëluftëtarin tim, Heroin e Kosovës Arben Sejdiu, kam pasur nderin të shoh drejtpërdrejt frymën e lartë atdhetare, sakrificën dhe përkushtimin e pandalshëm të familjes Sejdiu për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Përflitej edhe vetë për president, Haki Demolli përshëndet kandidaturën e Bekim Sejdiut

Ai ka vlerësuar se formimi diplomatik, profesional dhe juridik i Bekim Sejdiut, bashkë me përvojën si ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe diplomat, e pozicionojnë atë si një kandidat të përshtatshëm për të përfaqësuar unitetin e qytetarëve dhe për të siguruar respektimin e Kushtetutës.

Quni ka veçuar gjithashtu njohuritë e Sejdiut në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe diplomacisë, të cilat, sipas tij, janë vlerë e rëndësishme për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në përmbyllje, Quni i ka dëshiruar sukses Sejdiut në procesin e zgjedhjes, duke shprehur bindjen se, në rast të zgjedhjes president, ai do ta drejtojë vendin me urtësi, paanshmëri dhe përkushtim ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Na priftë e mbara!”, ka përfunduar Quni.

të fundit

Në Bervenicë, pjesëmarrja në votime arrin në 13.82% deri në orën 11:00

Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme.  Sipas 100% të vendvotimeve…

14 seconds ago

Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 11:00 votuan 2.245 persona, pjesëmarrja 13%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…

4 minutes ago

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

9 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

10 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

10 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

10 minutes ago