Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, shprehu mbështetjen e tij për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, pak para nisjes së mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së.
None found
Quni tha se e njeh nga afër familjen Sejdiu dhe vlerësoi trashëgiminë e saj, duke e cilësuar si një familje me peshë të madhe familjare dhe individuale.
Ai u shpreh i bindur se kandidatura e Sejdiut do ta bëjë krenar tërë kombin e Kosovës.
“Kam mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të ardhshëm. Unë e njoh për së afërmi. Disa burra nga kjo familje kanë marrë pjesë në beteja të ndryshme për çlirimin e Kosovës. Përmes tij kam krijuar edhe përshtypjen time për familjen Sejdiu. Në këtë rast nuk kam pasur asnjë hamendje, pasi kjo familje bart një bagazh të fuqishëm familjar e individual. Jam mëse i bindur se do ta bëjë krenar tërë kombin e Kosovës”, deklaroi Quni.
Ndërkohë, pas një sërë takimesh, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, arritën dje një marrëveshje për kandidatin konsensual për president.
DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…
Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…
Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…
Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…