Categories: kosovë

Ambasadori Agron Bajrami ndjek në Belgjikë gjyqin për vrasjen e Enver Hadrit

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ishte i pranishëm në seancat e zhvilluara në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Nivelles, ku po shqyrtohet çështja e vrasjes së veprimtarit për të drejtat e njeriut, Enver Hadri.

Enver Hadri u ekzekutua në Bruksel më 25 shkurt 1990. Sipas autoriteteve belge të drejtësisë, atentati ishte planifikuar dhe realizuar nga shërbimet sekrete jugosllave.

Të lidhura

None found

Gjatë qëndrimit në gjykatë, ambasadori Bajrami shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës për familjen Hadri dhe përfaqësuesit e saj ligjorë, të cilët prej dekadash vijojnë përpjekjet për drejtësi dhe për përcaktimin e plotë të përgjegjësive për këtë vrasje.

“Enver Hadri u vra për shkak të veprimtarisë së tij dhe angazhimit të palëkundur në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës. Ekzekutimi i tij ishte pjesë e politikës shtypëse të Beogradit ndaj Kosovës, politikë që nuk mori fund në vitin 1990. Ajo vijoi përmes krimeve të rënda gjenocidale, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës të kryera gjatë viteve 1998–1999, ndërsa edhe sot shfaqet përmes mohimit të këtyre krimeve”, thuhet në njoftim.

Sipas ambasadorit, fakti që drejtësia belge vijon të merret me këtë çështje më shumë se 36 vjet pas vrasjes tregon se kërkimi i drejtësisë mbetet i rëndësishëm, pavarësisht viteve që kanë kaluar.

“Kosova i shpreh mirënjohjen Belgjikës për përkushtimin dhe vendosmërinë e treguar në këtë proces. Drejtësia për Enver Hadrin dhe familjen e tij mbetet një çështje ndërgjegjeje, përgjegjësie dhe drejtësie, e cila nuk kufizohet nga afatet kohore”, thuhet në njoftim.

të fundit

Sokol Kushta zbulon se cili është sulmuesi më i mirë në historinë e Shqipërisë: as Bogdani, as Bushi, as Manaj

Sokol KushtaI ftuar në emisionin “Mega Sport” në A2 CNN, legjenda e Kombëtares dhe Flamurtarit, Sokol Kushta, ka befasuar me…

4 minutes ago

Nis Prime 8 i Big Brother VIP Kosova 5, mbrëmje e mbushur me surpriza

Ka nisur spektakli i radhës i Big Brother VIP Kosova 5. Prime-i i tetë ka filluar, ndërsa publiku po pret…

6 minutes ago

Dëmtim i rëndë dhe tentativë grabitjeje, nata e vështirë e yllit të PSG-së

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Desire Doue, po kalon një periudhë të vështirë. Përveç dëmtimit të rëndë në gju, që pritet…

10 minutes ago

Maroku pret që CAS-i t’i lërë në fuqi kampionët afrikanë

Përplasja mes Marokut dhe Senegalit për titullin e Kupës së Kombeve të Afrikës po shkon drejt fundit. Gjykata e Arbitrazhit…

11 minutes ago

Netanyahu e konsideron rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s lajm të mirë për Izraelin dhe AI-në

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka cilësuar rikthimin e Jensen Huang në postin e drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s si një…

34 minutes ago

Pritje me ovacione për Jensen Huang në Nvidia pas rikthimit në krye të kompanisë

Qindra punonjës të Nvidia-s kanë pritur me duartrokitje dhe brohoritje Jensen Huang në hyrje të zyrave të kompanisë, duke festuar…

34 minutes ago