Desire Doue po përballet me një situatë të dyfishtë të vështirë. Sulmuesi i Paris Saint-Germainit do të qëndrojë jashtë futbollit për të paktën gjashtë muaj për shkak të një dëmtimi serioz në gju, ndërsa në shtëpinë e tij është regjistruar edhe një tentativë vjedhjeje.
Ngjarja ndodhi gjatë natës së së shtunës në Orgeval, pranë Parisit, ku persona të paidentifikuar u përpoqën të hynin në banesën e futbollistit 21-vjeçar, raportoi mediumi francez Le Parisien.
None found
Autorët arritën të kalonin në oborrin e pronës, por u larguan me shpejtësi pasi kuptuan se brenda ndodhej dikush.
Kur u kthye në shtëpi nga Nice, Doue u prit nga xhandarët. Deri tani nuk është vërtetuar se personat kanë hyrë në ndërtesë dhe as se është marrë ndonjë send. Pas incidentit, në pronë janë shtuar masat e sigurisë.
Problemet për futbollistin nisën pas ndeshjes së javës së 11-të të Ligue 1, në të cilën PSG-ja triumfoi 3-2 në transfertë ndaj Nicës. Në fundin e pjesës së parë, Doue ndjeu dhimbje në gjurin e djathtë dhe u largua nga loja mes lotësh.
Të nesërmen, klubi parisien bëri të ditur se lojtari kishte këputur ligamentin e kryqëzuar anterior të gjurit të djathtë. Ndërhyrja kirurgjikale pritet të kryhet deri në fund të muajit.
Vlerësimet e mediave franceze flasin për një rikuperim prej të paktën gjashtë muajsh, ndaj sezoni i tij mund të konsiderohet i përfunduar.
Humbja e Doue-së përbën një goditje të rëndësishme për Luis Enriquen, pasi sulmuesi francez ishte ndër futbollistët më të spikatur të PSG-së gjatë këtij sezoni.
Skuadra kampione e Francës po përballet gjithashtu me mungesën e Khvicha Kvaratskhelias, i cili pritet të mos luajë deri në fund të sezonit pas dëmtimit të pësuar në tetor.
PSG-së i duhet të menaxhojë kështu një tjetër mungesë të rëndësishme në një fazë intensive të sezonit, ku përfshihen edhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka cilësuar rikthimin e Jensen Huang në postin e drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s si një…
Qindra punonjës të Nvidia-s kanë pritur me duartrokitje dhe brohoritje Jensen Huang në hyrje të zyrave të kompanisë, duke festuar…
Vjeshtë dhe dimër brenda një jave. Kështu do të mbyllet muaji nëntor, ku krahas reshjeve të shiut do të ketë…
Bashkimi Evropian ka propozuar një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, duke zgjeruar presionin ekonomik dhe diplomatik ndaj Moskës për…
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka marrë pjesë në seancat gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda në…
Sokol KushtaI ftuar në emisionin “Mega Sport” në A2 CNN, legjenda e Kombëtares dhe Flamurtarit, Sokol Kushta, ka befasuar me…