Categories: kosovë

Bajrami e diskuton me Sorensenin deklaratën e ministres serbe: Shprehu publikisht atë që mendon Vuçiq

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, njëherësh udhëheqës i ekipit negociator, Agron Bajrami, ka bërë të ditur se me emisarin e Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, ka trajtuar deklaratën e ministres serbe lidhur me spastrimin etnik.

Të lidhura

None found

Sipas Bajramit, ministrja serbe e tha hapur atë që, siç vlerëson ai, mendon presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Me emisarin Sorensen kam ngritur zyrtarisht deklaratën shqetësuese të një ministre serbe, e cila mbështet publikisht spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë. Ministrja serbe artikuloi atë që mendon Presidenti serb – ajo vetëm nuk duhej ta thoshte publikisht, ndërsa ai tash po përpiqet të kufizojë dëmin”, shkroi Bajrami.

Ai tha se deklarata dhe veprime të tilla të zyrtarëve serbë përbëjnë shkelje të qartë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023. Bajrami përmendi se preambula e kësaj marrëveshjeje i obligon palët të “kapërcejnë trashëgiminë e së kaluarës” dhe pranon se “paprekshmëria e kufijve dhe respekti për integritetin dhe sovranitetin territorial… janë një kusht themelor për paqen”. Sipas tij, kjo gjuhë e dëmton rëndë dialogun, besimin dhe normalizimin e mbështetur nga BE-ja, të bazuar në njohje dhe respekt të ndërsjellë.

“Distancimi i Serbisë është vetëm premtim bosh – nuk paraqet pendim të vërtetë dhe as refuzim të krimeve të periudhës së Millosheviqit. Kosova vazhdon t’i qëndrojë e përkushtuar procesit, por vetëm kur parimet e tij themelore respektohen vazhdimisht. Çfarë kuptimi ka të flitet për zbatim, kur Serbia vijon t’i cenojë Marrëveshjet me fjalë dhe me veprime?”, shtoi ambasadori Agron Bajrami.

të fundit

Balluku në Kuvend për të votuar Hartën Territoriale/ Reagon Gazment Bardhi: 32 ditë pritje për drejtësi! E akuzuara për 14 vepra penale merr vendime që ndikojnë jetën e qytetarëve

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për hetimet penale ndaj Belinda Ballukut, duke e cilësuar ditën…

2 minutes ago

Vrasja e dyfishtë në Livoç i Ultë, V. R. caktohet në paraburgim për një muaj

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për V. R., i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe të…

9 minutes ago

MPB-ja nis procedura ndaj gjashtë policëve për përdorim të tepruar të forcës

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se lidhur me rastin e përdorimit të tepruar të forcës nga…

12 minutes ago

Kanoeja përmbyset 200 metra larg bregut, humb jetën një person në Ohër

Siç bëjnë të ditur nga SPB Ohër, dje ka ndodhur një aksident në ujërat e Liqenit të Ohrit ku kanoeja…

12 minutes ago

Radoiçiqi në tubimin e SNS-së pranë djalit të Vuçiqit, ekspertët kërkojnë llogaridhënie për Banjskën

Milan Radoiçiq, ndaj të cilit Kosova ka lëshuar pesë fletarrestime gjatë viteve të fundit dhe që është nën sanksionet e…

12 minutes ago

Vinicius rrezikon pezullimin dhe pjesëmarrjen në El Clasico

Vinicius Junior rrezikon të dënohet me dy ose më shumë ndeshje pas përjashtimit në fitoren 1-0 të Real Madridit ndaj…

19 minutes ago