Nga Ambasada Amerikane në Prishtinë ka thënë se me krenari mbështesin rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhme demokratike e prosperuese.
Në një postim në Facebook, Ambasada amerikane ka publikuar fotografi nga shënimi i 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku e pranishme ishte edhe e ngarkuara me punë Anu Prattipati.
“Dje, e ngarkuara me punë Anu Prattipati iu bashkua liderëve kosovarë për të shënuar 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ambasada e SHBA-së ka mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhmeje sovrane, demokratike, multietnike dhe prosperuese”, thuhet në raport.