Categories: kosovë

Hamza: Nuk kam marrë ftesë nga Kurti, nuk shoh arsye për bisedë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk po tregon vullnet për formimin e institucioneve të reja.

Të lidhura

None found

Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza e vlerësoi situatën si tepër serioze. Sipas tij, Kurti po e shpërfill aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton qartë se Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultatit zgjedhor.

Hamza tha se nuk ka pasur arsye që Kurti ta ftojë për bisedime lidhur me krijimin e institucioneve të reja, pasi, sipas tij, qëndrimi i PDK-së është bërë tashmë i ditur.

“Jo, nuk kam pranuar ftesë. Por për çfarë ftesë dhe për çfarë të flasim? E kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. Nuk ka një qëndrim serioz dhe as vullnet për t’i dhënë vendit institucione. Kurti nuk po e respekton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili kërkon që Kuvendi i Republikës së Kosovës të konstituohet brenda 30 ditëve pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. Ai nuk po jep emër dhe nuk po e respekton Kushtetutën. Kjo është më shumë se një situatë serioze: nuk po respektohet Kushtetuta e vendit, po pezullohet akti më i lartë juridik dhe po cenohet demokracia. Vendi po futet në një terren të panjohur më parë”, tha Hamza.

Ai shtoi se PDK-ja po e analizon situatën dhe po ndërmerr hapat që i konsideron të nevojshëm.

Hamza tha se nuk ekziston asnjë pengesë për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës. “Veprimet tona do të jenë ligjore, kushtetuese dhe demokratike, me qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues dhe demokracisë në Republikën e Kosovës. Një situatë e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe nuk është dashur të ndodhë as tani. Nuk ka asnjë arsye apo pengesë që të bëhet propozimi për kryetar të Kuvendit. Këto janë kalkulime të pastra politike të tij, në dëm të shtetit të Kosovës, demokracisë dhe në kundërshtim me Kushtetutën e ligjet”, u shpreh ai.

I pyetur nëse deputetët e PDK-së do të marrin pjesë në rast se vazhdimi i seancës konstituive caktohet gjatë ditëve në vijim, Hamza tha se partia do të veprojë në përputhje me interesat e vendit. Ai përmendi edhe hedhjen e vezëve, duke thënë se një veprim i tillë është paraqitur si mbrojtje e Republikës së Kosovës.

“Ne jemi deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe veprojmë sipas interesave të Republikës së Kosovës. Është interesante se kur këta hedhin vezë, gjuajnë me gurë apo shkaktojnë ngjarje të tjera, thonë se po e mbrojnë Republikën e Kosovës. Ndërsa kur dikush hedh vezë ndaj tyre, sërish pretendojnë se janë duke e mbrojtur Republikën e Kosovës. Për këtë arsye, situatën po e trajtojmë me seriozitetin më të madh. Jemi shumë të kujdesshëm dhe, natyrisht, të përgjegjshëm për mbrojtjen e Kushtetutës, rendit kushtetues dhe institucioneve të shtetit të Kosovës”, tha Hamza.

të fundit

Ngjarje e rëndë në Kosovë, 27-vjeçari dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një…

2 minutes ago

Kina bllokon transmetimet e La Ligës pas polemikës me Mbappen

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…

7 minutes ago

BMW i3 i ri hyn në epokën elektrike me mbi 800 kilometra autonomi: A do të fitojë besimin e skeptikëve?

BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…

11 minutes ago

WhatsApp prezanton katër risi për grupet: Nga mesazhet e fiksuara pa afat te filtri i përmendjeve

WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…

12 minutes ago

Osmani: Sistemi gjyqësor nuk mori asnjë masë ndaj gjyqtarëve pas letrës së Arlinda Zekajt

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…

12 minutes ago

Arrestohet në Greqi 26-vjeçari shqiptar, dyshohet për v*asjen e bashkëkombësit në Selanik në vitin 2020

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

17 minutes ago