Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysen Muzliukaj, është pezulluar nga detyra me vendim të kryeministrit Albin Kurti.
None found
Vendimi, i publikuar në Gazetën Zyrtare, është marrë pas ngritjes së aktakuzës ndaj Muzliukajt për kryerje të veprës penale gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar.
Muzliukaj do të qëndrojë i pezulluar deri në përfundimin e procedurës penale. Gjatë kësaj kohe, atij do t’i paguhet 50 për qind e pagës së plotë.
Ai ishte emëruar në krye të Institutit të Kosovës për Administratë Publike më 1 gusht të vitit 2025.
Muzliukaj, i cili më herët ka shërbyer si këshilltar politik i ish-ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, si dhe si drejtor komunal në Mitrovicë gjatë mandatit të Agim Bahtirit, u arrestua në korrik të vitit 2023 nga Prokuroria Speciale, bashkë me ish-nënkryetarin e Mitrovicës, Faruk Mujkën.
Prokuroria kishte bërë të ditur atëherë se ishte lëshuar urdhër për kontrollin e banesës së tij. Megjithatë, ai u lirua një ditë pas arrestimit dhe u lejua të mbrohej në liri.
Sipas aktakuzës, në kohën kur ishte drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, Muzliukaj dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me këmbimin e pronës së ish-Bankosit me pronë private.
Një rrugë e re e shpejtë pritet të lidhë Radovishin me kufirin bullgar, përmes Strumicës dhe Novo Sellës. Ministri i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin që Kampi “Bondsteel” në Kosovë të shndërrohet në një bazë të përhershme ushtarake...…
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar sërish ndaj verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë. “Trupi Gjykues, në përmbledhjen e…
Kryeministri Albin Kurti pezulloi nga puna drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysen Muzliukaj. Sipas vendimit…
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i MMPH-së, në bashkëpunim me IHMK-në, ka kryer inspektime te operatori…
Ka nisur protesta e 119-të kundër qeverisë. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë organizuar në…