Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, do të qëndrojë një muaj në paraburgim. Gjykata Themelore në Pejë e mori këtë vendim pasi miratoi kërkesën e Prokurorisë.
Sylaj dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Ai u arrestua të martën në mbrëmje në Deçan. I dyshuari ishte në arrati që nga mbrëmja e 25 tetorit, kur dyshohet se ndodhi vrasja.
None found
Në seancë, mbrojtja kundërshtoi masën e paraburgimit, duke pretenduar se Sylaj nuk përbën rrezik dhe se largimi i tij nuk kishte për qëllim të dilte nga shteti.
Sipas të dhënave për rastin, pas vrasjes së Arlindës me sëpatë, Sylaj dyshohet se kishte planifikuar të vetëvritej. Pas bisedimeve me Policinë, në të cilat ndërmjetëse ishte nëna e tij, ai u bind të dorëzohej.
I dyshuari ka pretenduar gjatë procedurës se e kreu vrasjen në afekt. Në përfundim të seancës, gjyqtari vendosi që ai të mbahet një muaj në paraburgim.
Arlinda kishte kërkuar ndihmë nga institucionet
Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës. Ajo kishte pasur probleme me bashkëshortin e saj, Jeton Sylaj, dhe u ishte drejtuar organeve të drejtësisë për ndihmë, duke paralajmëruar se mund t’i ndodhte më e keqja.
Ngjarja ka risjellë shqetësimet lidhur me mbrojtjen që institucionet u ofrojnë grave të cilat raportojnë dhunë dhe kërkojnë ndihmë nga autoritetet.
Në Prishtinë, ndërkohë, u organizua protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe të grave të tjera të vrara në Kosovë. Pjesëmarrësit kërkuan drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për rastet e dhunës ndaj grave.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se Blaugranët duan të nënshkruajnë një qendërmbrojtës të nivelit të lartë në afatin…
VLEN sot ka kritikua liderin e BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me deklaratën se paqja rajonale bëhet në bashkëpunim me Sërbinë.Nga…
Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Velisllava Petrova thotë se për të gjitha vendet që janë kandidate për përfshirje…
Aktivistë të diasporës shqiptare në Gjermani, i janë drejtuar Bundestagut gjerman me tre kërkesa në mbështetje të protestave në Tiranë.…
Arsenali po vazhdon ta monitorojë nga afër sulmuesin e Bournemouthit, Eli Junior Kroupi, por çmimi prej 115 milionë eurosh mund…
Gjatë diskutimit në Kuvend të pr.buxhetit 2027, ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni, deklaroi se projektbuxheti i vitit 2027, fokusohet…