Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se në ditët në vijim, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar.
”Atëherë bazuar në legjislacionin në fuqi, Prokuroria e Specializuar e Republikës së Kosovës (PSRK), parashtron kërkesë për fletërreshtim ndërkombëtar. Kërkesa drejtohet në Gjykatë dhe më pas adresohet përmes Ministrisë së Drejtësisë.Ne jemi në pritje të Gjykatës. Do të veprojmë menjëherë dhe pa vonesa”, deklaroi ajo për Klan Kosova.
Më herët ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë Xhelal Sveçla ka publikuar një video ku shfaqen terroristët serbë në manastirin e Banjskës, ndërsa mes tyre ai pretendon se ndodhet edhe Milan Radojiçiç.