Categories: kosovë

Aktakuza ndaj Shehollit, Rashiq tregon kërcënimet ndaj bashkëpunëtorëve: “Jam nga BIA, ejani në Beograd ose do të jetë keq për ju

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka rrëfyer rrethanat që e kanë bërë atë palë të dëmtuar në rastin ndaj Fatmir Shehollit, i akuzuar nga Prokuroria Speciale për “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Të lidhura

None found

Sipas Rashiqit, më 24 korrik të vitit 2025, disa prej bashkëpunëtorëve të tij në ministri janë telefonuar nga një numër i Serbisë. Personi në anën tjetër të telefonit është prezantuar si anëtar i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA).

Ai ka treguar se bashkëpunëtorëve u është kërkuar të shkonin në Beograd për një takim, ndërsa në rast refuzimi u janë bërë paralajmërime kërcënuese.

“Kjo ka ndodhur më 24 korrik të vitit të kaluar. Një ditë, pasdite, diku rreth orës pesë ose gjashtë, disa prej bashkëpunëtorëve të mi të ministrisë kanë marrë telefonata nga një numër nga Serbia. Po e parafrazoj çka u kanë thënë: Unë jam nga BIA, po ju thërrasim për të mirën e juve që të vini të bisedoni me ne, sepse përndryshe keq për ju”, ka deklaruar Rashiq.

Ministri ka bërë të ditur se në këtë rast janë përfshirë gjashtë bashkëpunëtorë të tij, të cilët më pas e kanë njoftuar për telefonatat.

“Unë ju thashë se askush nuk guxon të shkojë në Serbi, e në veçanti të shkojë të takohet me ta. U thashë se nuk ka asnjë shans”, ka thënë ai.

Kontakti, sipas Rashiqit, është përsëritur një ditë para datës së planifikuar për udhëtim. Bashkëpunëtorët janë pyetur sërish nëse do të shkonin në Beograd.

Meqë nuk kanë dhënë përgjigje, atyre u janë dërguar disa video-incizime, për të cilat pretendohej se përmbanin materiale komprometuese.

“Ata m’i kanë treguar ato incizime dhe unë u kam thënë: ‘Absolutisht mos u përgjigjeni’, sepse mund të jenë të rreme, të manipuluara ose të montuara”, ka deklaruar Rashiq.

Materialet, siç ka thënë ai, janë publikuar më pas në portalin “Pa Rrotulla”, rreth 20 deri në 30 ditë pas këtyre ngjarjeve.

Rashiq ka bërë të ditur se rastin e kishte raportuar në Polici që në ditët e para. Ai ka theksuar se sheh lidhje mes kërcënimeve të drejtuara ndaj bashkëpunëtorëve të tij dhe materialeve të publikuara më vonë.

“Prandaj, besoj se ekziston një ndërlidhje dhe se ne kemi qenë të dëmtuar nga kjo”, ka thënë Rashiq për Telegrafin.

Në dëshminë e tij në Polici, ai ka përmendur edhe nofkën “Panta”, me të cilën ishte identifikuar personi që u kishte telefonuar bashkëpunëtorëve.

Ministri ka deklaruar se këto zhvillime nuk përbëjnë një rast të izoluar. Sipas tij, periudhat para zgjedhjeve janë shoqëruar vazhdimisht me sulme kibernetike, përpjekje për rekrutimin e bashkëpunëtorëve dhe kërcënime.

“Po e përsëris, nuk është hera e parë. Sidomos kur afrohen zgjedhjet, çdo proces i tillë shoqërohet jo vetëm me sulme të kësaj forme dhe përpjekje për t’i rekrutuar apo marrë bashkëpunëtorët, por edhe me kërcënime ndaj individëve të ndryshëm, ndaj familjarëve të mi, familjarëve të bashkëpunëtorëve të mi dhe ndaj vetë bashkëpunëtorëve”, ka thënë Rashiq.

Ai e ka përshkruar këtë si një veprimtari të organizuar dhe të vazhdueshme, e cila, sipas tij, ka zgjatur prej vitesh.

“Është një sistem i tërë që vazhdimisht merret drejtpërdrejt me ne dhe zhvillon një lloj lufte speciale ndaj nesh. Kjo vazhdon prej shumë vitesh. Sa më kujtohet mua, ndoshta prej 12 vjetësh, dhe unë vazhdimisht kam qenë cak i tyre”, ka deklaruar Rashiq.

Dosja e publikuar e aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit përmend materiale audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Sipas pretendimeve të Prokurorisë, Sheholli i kishte pranuar këto materiale më 26 shtator 2025 në Mitrovicën e Veriut.

Prokuroria pretendon se materialet më pas i janë dorëzuar gazetarit Milaim Zeka, me synimin që të publikoheshin para zgjedhjeve lokale.

Rashiq ka thënë se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me Shehollin. Për Bojan Dimiqin, të cilin Prokuroria e identifikon si zyrtar të lartë të BIA-s, ai ka deklaruar se e njeh vetëm si një figurë që e kishte njohur para luftës.

Ai ka shprehur gatishmërinë për të dëshmuar nëse gjykata e thërret në këtë çështje.

“Absolutisht. Jo vetëm unë, por edhe bashkëpunëtorët e mi. Në këtë rast, unë personalisht nuk kam qenë i kontaktuar drejtpërdrejt, por kanë qenë bashkëpunëtorët e mi. Në fund të fundit, unë kam qenë i pari që e kam raportuar rastin”, ka shtuar Rashiq.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Shehollit për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”. Në aktakuzë pretendohet se ai ka vepruar në koordinim me BIA-n serbe dhe se ka mbledhur e përcjellë, ndër të tjera, informacione dhe materiale për zhvillimet politike dhe institucionet e Kosovës.

Seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit është caktuar për 7 shtator, kur pritet të nisë shqyrtimi gjyqësor i rastit.

të fundit

Grabitje në vilën e Eder Militaos gjatë El Clasicos, dëmi kap vlerën e mbi 350 mijë eurove

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…

5 minutes ago

Dinamo Ferizaj shkarkon Leotrim Krasniqin pas pesë sfidave pa triumf

FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…

11 minutes ago

Rexhepi: Lufta ndaj armëve ilegale kërkon kontrolle më të forta dhe angazhim të vazhdueshëm

Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…

18 minutes ago

Frightening crash in Librazhd! Car ends up in a ravine 150 meters from the road, a p*stol is found near the vehicle

Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…

25 minutes ago

Falling water levels at Fierza reveal the ruins of Old Kukës

Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…

25 minutes ago

Head of Serbia’s Criminal Police arrested over alleged manipulation of investigations and mistreatment of protesters after student opposition victory

Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…

25 minutes ago