Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci ka pranuar gjatë intervistimit nga Policia se për një moment e kishte zënë gjumi.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiq.
None found
Autobusi kosovar i linjës Frankfurt – Prishtinë u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë. Në aksident kanë humbur jetën 10 persona, prej tyre nëntë pasagjerë dhe njëri nga shoferët. Ndërsa janë lënduar 44 persona.
“Sipas fakteve të vërtetuara deri tash, ka të bëjë me daljen e autobusit në anën jugore të rrugës. Autobusi po udhëtonte nga Frankfurti në Prishtinë, transportues i Deva Tours me seli në Prishtinë. Shoferi i autobusit u gjet në vendngjarje, ai u arrestua. Një hetim është kryer, veprime tjera janë marrë për të filluar procedura penale. Deri më tash, kemi informacion se ka 10 persona të vrarë dhe 23 të plagosur rëndë ose lehtë. Shoferi u arrestua me dyshimin për drejtimin e një automjeti në mënyrë të papërshtatshme. Nuk mund të flasim për shkaqet e daljes nga rruga. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do të përcaktojmë të gjitha ato me kohë”, ka thënë Pranjiq, raporton Dnevnik.hr.
Luis Enrique e lavdëroi ish-klubin e tij, Roma, pas barazimit 2-2 kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve të mërkurën…
Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, dëshiron të ndryshojë filozofinë e lojës së skuadrës londineze, duke synuar një futboll më ofensiv…
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj raportimeve mediatike për zjarrin në nënstacionin Kosova B, duke sqaruar se incidenti…
Në seancën e sotme në Kuvend për pyetje të deputetëve, Ziadin Sela është përplasur me Afrim Gashin.Sela tha se i…
Ka ndërruar jetë sot më 26 nëntor mjeku i njohur Ylli Ziçishti. Ai ka qenë edhe deputet i Partisë Socialiste…
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kritikuar pushtetin për, siç tha, mospërputhje mes deklarimeve patriotike dhe veprimeve ndaj veteranëve të…