Kosovë/ Aksidentohet automjeti me 5 persona brenda tij, një grua humb jetën

UPDATE / Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes rreth orës 19:00, në afërsi të Sllatinës në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Kosovë, nga ku raportohet se një automjet është rrokullisur në rrugë. Në automjet mësohet se ndodheshin pesë persona.

Një grua rreth 50 vjeç ka humbur jetën ndërsa një tjetër grua ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta pritet të hyjë në operacion, ka konfirmuar për Gazetën Express mjekja kujdestare në Emergjencën e ShSKUK-së, Dafina Rushiti.

Vetura që nuk dihet akoma se nga kush drejtohej, humbi kontrollin duke shkaktuar një vdekje dhe lëndimin e personave brenda saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për Gazetën Express se autoritetet dolën në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.

Në vendin e ngjarjes dolën disavetura të policisë dhe për disa orë në atë zonë u vështirësua qarkullimi i automjeteve.

“Me datën 29.08.2024, rreth orës 18:56, policia ka pranuar informatën se afër fshatit Sllatinë, drejtimi Prishtinë-Pejë një veturë në të cilin gjendeshin 5 persona kishte humbur drejtimin dhe ishte rrotulluar dhe është shkaktuar një vetaksident”, ka deklaruar ai.


Shtuar 29.08.2024 22:57